-16.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Maloku u vra më 11 janar 1999, pak metra prej banesës së tij në Breg të Diellit, ku u qëllua për vdekje në sytë e gruas dhe të fëmijëve, gjersa ndërroi jetë pas pak minutash në spitalin e Prishtinës.

E në një intervistë të dhënë për gazetën “Bota sot” në shtator të vitit 1997, Enver Maloku kishte thënë se ish kryeministri i atëhershëm Bujar Bukoshi, bashkë me Minsitrin për Informim, Xhafer Shatrin, ia kishin ndalur lidhjet me botën Ibrahim Rugovës, duke ia ndërprerë financimin QIK-ut.

“Nuk ka arsye. Ka vetëm qëllime. Themi më qartë, lidhjet e QIK-ut me botën janë ndërprerë për shkak se kryeministri dhe ministri për informata kanë dashur t’ia ndërprejnë lidhjet me botën kryetarit të Republikës së Kosovës, përkatësisht t’ia ndërprejnë lidhjet politikës dhe veprimit për pavarësi në Prishtinë. Mllefi i këtyre dy zyrtarëve ndaj QIK-it, është i kushtëzuar gjithashtu me raportet tona me kryetarin Rugova. QIK-u nuk ka pranuar për privilegje e nën kërcënime të bëhet instrument i politikës së grushtshtetit të kryeministrit”, kishte thënë ndër tjerash Enver Maloku.

Ndër tjerash, Maloku kishte deklaruar se Bujar Bukoshi i kishte mallkuar.

“Këtë qëllim e kanë pasur shkrimet kualitative në redaksinë e Prishtinës në TVSH, ku në vend të redaktorëve profesionistë, në emër të Kosovës i redakton spikeri i zemëruar se nuk ka mundur t’i realizojë planin për të marrë në dorë ose shkatërruar QIK-un. Kryeministri na ka mallkuar edhe publikisht me fjalët: thejau zot qafën. Një mallkim të tillë nuk e thotë njeri normal në këtë botë. Fatkeqësia jonë nuk është se kemi shumë njerëz të krisur, por se shumë të krisur janë ngjitur lart në hierarkinë e qeverisjes e të politikës”, kishte deklaruar Enver Maloku.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME