-7.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Ky është Muharrem Ibraj nga Gjakova që së bashku me babanë e tij kryenin KRlME ndaj shqiptarëve

Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek i Hilës së Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.

Muharrem Ibraj u përmend sot në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu KRlME në luftën e fundit në Kosovë.

Në fotografinë e mëposhtme shihet Ibraj duke shpërndarë ndihma humanitare në fshatin Osek i Hilës së Gjakovës.

Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.

Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi. Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për KRlME lufte të kryera në Kosovë.

Në shkurt 2009 dhe në janar 2014, Tribunali i Hagës i dënoi këta persona, mes tjerash edhe për Masakrën e Mejës: Nikola Šainović, zëvendës-kryeministër i RFJ-së 1996-2000 – 22 vjet; Dragoljub Ojdanić, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-2000 -15 vjet; Nebojša Pavković, komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë së Jugosllavisë 98-99 – 22 vjet; Vladimir Lazarević, komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë së Jugosllavisë – 14 vjet; Sreten Lukić, komandant i policisë sërbe në Kosovë 1998-1999 – 20 vjet.

Në prill 2013 prokurorët e EULEX-it filluan hetimin ndaj afërsisht 20 personave për Masakrën e Mejës. Në korrik 2015 prokurori Charles Hardaway ngriti aktakuzë kundër shqiptarit Sahit Halitaj, me arsyetimin se u ka ndihmuar policëve serbë për KRlMET kundër civilëve shqiptarë në Mejë. Në dhjetor 2015, ‘pas paraqitjes së rrethanave të reja’, prokurori që ngriti aktakuzën, parashtroi propozimin për tërheqje nga aktakuza.

Në shkurt 2015, INTERPOL-i, me kërkesë të UNMIK-ut, lëshoi urdhërarrest ndaj 17 pjesëtarëve të forcave serbe të sigurisë për Masakrën e Mejës.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME