-7.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

“‘Bomba’ shpërthyese, që ndërpreu ndarjen e Kosovës”/ Publicisti përmend hetimet e prokurorit amerikan

Që pas përfundimit të luftës, veriu i Kosovës vazhdon të jetë një nga pjesët ku autoriteti i institucioneve të vendit nuk ka qenë tërësisht i shtrirë.

Këtë pjesë të shtetit e ka karakterizuar krimit dhe korrupsioni i bandave kriminale serbe, të cilat në raste jo të rralla kanë bashkëpunuar me shqiptarë.

Gjithashtu, në vitet e fundit është përfolur edhe një shkëmbim i mundshëm i territoreve, ku një gjë të tillë e kundërshtoi fuqishëm kryeministri aktual, Albin Kurti.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi situatën në veri të Kosovës, korrupsionin dhe krimin që po zhvillohet në këtë pjesë të vendit.

Fillimisht, ai u shpreh se Kosoa vazhdon ende të vuajë nga plagët e luftës së fundit. Madje, ai tha se përveç vrasjeve të serbo-sllavëve, vrasje kane kryer edhe disa pjestarë shqiptarë me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë.

“Kosova, anë përtej, rënkon nga plagët e para luftës dhe gjatë luftës. Sikur nuk mjaftuan vrasjet e soldateske serbo-sllave, të filluara në vitet `80-a, deri në prag të viteve `2000-a, kur Aleanca Atlantike “NATO”, me “apaçët” e saj bombardues, përzuri Serbinë nga Kosova, duke e bërë Kosovën të lirë.

Shtabi i “UÇK-së” të Rogner-it, e themeluar nga mbeturinat e Sigurimit Shtetëror të Enver Hoxhës, instruktoi SHTAB-istët me përvojën e partizanëve të Enverit, për të eliminuar fizikisht kundërshtarët politikë shqiptarë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Dhe, Kosova u përgjak gjatë dhe pas luftës”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Zeqiraj përmend edhe hetimet e prokurorit amerikan, Jack Smith, në të cilat zbuloi krimet makabre të disa “komandantëve” të thirrur në UÇK-në.

Krahas kësaj, ai tha shteti serb vazhdon t’i ikë përgjegjësisë për krimet masive duke boshatisur veriun nga shqiptarët, me qëllim të ndarjes së Kosovës.

“Dominon opinioni shqiptar, se pa praninë e SHBA, nuk ka asnjë zgjidhje të mirëfilltë për Kosovën dhe as progres të saj. Kjo është dëshmuar, katërçipërisht, edhe me zhvillimet e këtyre viteve të fundit. Ishte Prokurori amerikan Jack Smith, i cili në hetimet e bëra në Kosovë, zbuloi krimet makabre, të disa “komandantëve”, të thirrur në UÇK-në, madje, edhe krimet e bëra në emër të saj, gjithnjë, me viktima të pafajshme shqiptare. Janë, pikërisht, të gjeturat kriminale të prokurorit Smith, që krijoi Gjykatën Speciale të Kosovës, por me seli në Hagë, për arsye se banditizmi i “komandantëve” në pushtet, pamundësonte zhvillimin e gjykimeve normale në Kosovë.

Serbia është jetësisht, e interesuar t`i ikën përgjegjësisë faktike, për krimet e saj masive në Kosovë. Serbia punoi shumë në këtë drejtim. Përmes shërbimit francez, DGSE, ajo përdori agjentin e këtij shërbimi, Hashim Thaçin, duke e shantazhuar edhe me dosje të krimeve të luftës, dhe, sidomos, të pas luftës, gjithnjë, me viktima shqiptare. E filloi me boshatisjen e Veriut të Mitrovicës nga shqiptarët vendorë, duke i mashtruar ata për kthim të serishëm! Dhe, për të vazhduar me nismën për ndarjen e Kosovës, në këmbim të lirisë se tij personale!”, theksoi publicisti.

Në vazhdim, ai vlerësoi se “bomba shpërthyese”, që ndërpreu idetw për ndarjen e Kosovës ishte prangosja e Thaçit me shokë. Po ashtu, kësaj ndalese për ndarjen e vendit i shërbeu edhe kundërshtia e vendosur e kancelares Merkel dhe kryeministrit Kurti.

“Pazari i bërë Thaçi-Vuçiq, për dhënien e Veriut Serbisë, u dakorduan edhe disa kuadro, me peshë, nga stafi i Presidentit Trump. Por, një letër, drejtuar Presidentit, nga personalitete të larta, republikanë dhe demokratë, dhe të botës akademike, me kërkesën-lutëse, “shpëtoni Kosovën nga një ndarje e re”, e këndelli kreun e – Shtëpisë së Bardhë -. Presidenti e denoncoi dhe e largoi shefin e Sigurisë, Bolton, si aprovues të idesë Vuçiq-Thaçi. Paraprakisht, kësaj i shërbeu kundërshtia e vendosur e kancelares Merkel dhe kryeministrit Kurti.

Prangosja e Hashim presidentit, me shokë, ishte “bomba” shpërthyese, që ndërpreu veprimtarinë kriminale Vuçiq-Thaçi, për ndarjen e Kosovës. Ardhja e mirëpritur, në krye të SHBA, e mikut të shqiptarëve, Joe Bieden, i cili aprovoi arrestimet e “komandantëve”, duke stimuluar hetimet, me shprehjen adekuate se “drejtësia duhet të veprojë, pavarësisht pozitave që kanë gëzuar të pandehurit aktual””, tha ndër të tjera Zeqiraj.

Më tej, ai tha se në hetimet e prokurorit Smith rezultoi se paraja ka favorizuar kriminalitetin numerikë, duke paguar, majmë, bandat vrastare, për të humbur gjurmët e krimit.

“Përgjatë hetimeve disa vjeçare të krimeve në Kosovë, të Prokurorit amerikan, Jack Smith, ka rezultuar se paraja ka favorizuar kriminalitetin numerikë, duke paguar, majmë, bandat vrastare, për të humbur gjurmët e krimit. Dhe, edhe kur banda është zbuluar, madje, edhe arrestuar, pushteti dhe paraja i ka liruar ata, gjithnjë, me arsyetimin klishe, “në mungesë provash”!?

Zëra të shtuar vendorë dhe ndërkombëtarë, se Serbia e cytur nga Rusia, po provokon de stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke filluar nga provokimet, në vijimësi, ndaj Kosovës, duke përdorur, si “xhoker”, “Listën Serbe” dhe strukturat e krimit në Veriun e Kosovës; ndërhyrjet në Mal të Zi, përmes Kishës Othodokse serbe; ndërmjetësimin e kriminelit Dodik në Bosnjë Hercegovinë, për ndarjen e “Republika Srpska”, e binden Administratën e presidentit Biden, se duhet parandaluar destruktivitetin kriminal të Serbisë dhe të sejmenëve të saj, në tri shtetet fqinj të rajonit”, potencoi Zeqiraj.

Në fund, ai e mbështeti listën e zezë të Departamentit Amerikan, e cila e ‘goditi’ rëndë grupin kriminal serb, në krye me Veselinoviqin dhe Radojçiqin.

“Për rrjedhojë “Lista e Zezë” e Thesarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH), goditi grupin kriminal serb: Zvonko e Zharko Veselinoviq, Milan Radojiçiq, Srgjan Vuloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, Radule Steviq dhe të tjerë.

Komunikata e DASH, arsyeton vendimin e “Listës së Zezë”, për personat në fjalë:

“Zvonko Veselinoviq dhe grupi i tij është angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, shqiptarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë””, përfundoi Idriz Zeqiraj.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...