-7.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Një milion arsye për të mos i besuar akuzave të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit

Shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ngjalli shpresat se më në fund do të vinë ditë të mira për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Por, për fat të keq kjo nuk ndodhi për shkak se Kosova ishte në duar të njerëzve që në vazhdimësi interesin e tyre personal e vendosnin para atij të qytetarëve.

Vitet kalonin e varfëria shtohej! Të rinj pa perspektivë për të ardhmen kërkonin rrugëdalje, të cilën nuk ia ofronte Kosova.

Periudha e tranzicionit do të ishte shumë e gjatë, ajo për fat të keq vazhdon edhe sot..

Ishte fundi i vitit 2014, kur Stacioni i Autobusëve në Kryeqytet vërshonte nga njerëzit të cilët nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë synonin të arrinin deri në shtetet perëndimore. Të rinj e të reja, familje me fëmijë të vegjël, do t`ia mësynin rrugës së kurbetit duke ikur nga Kosova e lirë dhe për më tepër e pavarur.

Më kujtohet kur një natë shkova t`i përcillja nga afër shqiptarët që prisnin në radhë për të hipur në autobusët e parkuar në peronet e Stacionit. Pamje që të rrëqethnin trupin e ta kthenin memorien tek eksodi i vitit 1999.

Qëlloi që pikërisht atë natë udhëtarët e rrugës ilegale të mërgimit t`i vizitonte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që atë kohë ishte edhe udhëheqës opozitar.

Haradinaj në deklaratën e tij për media tha se ishte prekur shumë nga ajo pamje. Ai, i përlotur shfaqi shqetësimin e tij për gjithë atë që e pa me sytë e tij.

Qytetarët vazhduan rrugën e tyre drejt jetës më të mirë, e Haradinaj pas lotëve të derdhur me siguri u kthye në shtëpinë e tij plot luks e mirëqenie!

Nuk vonoi shumë dhe kreu i AAK-së, erdhi në pushtet. U bë kryeministër i Kosovës, ndërkohë që largimi i qytetarëve ligjërisht apo ilegalisht vazhdonte.

As qeveria e tij nuk bëri asgjë për ta ndryshuar gjendjen. Për më tepër, Haradinaj ia shumëfishoi pagën vetës si kryeministër, derisa këtë shumëfishim e arsyetoi se kishte nevojë të blinte kravata.

Të mos harrojmë edhe pushimin e tij dimëror në një nga vendet më të shtrenjta të Zvicrës së bashku me familjen!

Këtu vlen ta kujtojmë edhe 53 milionëshin që Qeveria Haradinaj dhe ministria e Infrastrukturës e drejtuar atë kohë nga Pal Lekaj, ia kishin marr buxhetit të Kosovës për t`ia kthyer kompanisë Bechtel Enka. Edhe Demarkacioni me Malin e Zi që aq shumë e kishte kundërshtuar Haradinaj, u bë ndonëse me një aneks të shkurtër, për të cilin juristët thoshin se nuk ka ndonjë efekt juridik. Dhe në fakt as nuk pati efekt juridik pasi që nga votimi i marrëveshjes në Kuvend nuk kemi parë të bëhet dicka në drejtim të respektimit të atij aneksit që “ia theu mendjen Haradinajt”.

Të mos flasim për Skandalin e shpronësimeve me të cilin tashmë po merren organet e drejtësisë.

Kur, i kujtojmë gjithë këto skandale, nuk ka se si të mos na duket qesharake sjellja e Ramush Haradinajt ndaj Qeverisë aktuale.

Ai fajësoi qeverinë për ikjen e qytetarëve që tani për dallim nga vitet e mëparshme po bëhet në mënyrë ligjore, nëpërmjet aplikimit për viza.

E vështirë t`iu besonim syve teksa pamë postimin e kreut të AAK-së, që akuzonte qeverinë Kurti për nepotizëm, tenderomani, klientelizëm etj.

“Kryeministër, qytetarëve u është vjedhur shpresa përmes tenderomanisë, tenderëve njëburimor, klientelizmit, politizimit të bordeve dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të partisë suaj”.

Haradinaj duket se po i harron faktet. Po harron se e keqja në Kosovë i ka lëshuar rrënjët ndër vite dhe një pjesë të fajit për këtë e ka edhe vet.

Qytetarët e Kosovës janë lodhur me politikanë hipokritë, që ndërrojnë mendime varësisht nga periudha kur veprojnë.

Prandaj, Ramush, edhe po të jetë e vërtetë ajo që ke thënë për Qeverinë Kurti, nuk ta beson askush.

Sepse ka një mijë të vërteta të tjera për të bëmat tuaja, të cilat bëjnë që e “vërteta” e juaj të duket si një copë letre të cilën e hedhë nga kati më i lartë i një ndërtese në tokë!

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME