-7.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Një kosovare kapet duke vjedhur kartat e kreditit të klientëve në Zvicër

Kosovarja në Zvicër kapet duke vjedhur kartat e kreditit të klientëve.

Një grua 34 vjeçe, e punësuar si pastruese në Winterthur (Kantoni i Cyrihut), kishte fotografuar kartat e kreditit të klientëve të saj, për të blerë pastaj me to online. Gjatë dhjetë muajve, sa ka zgjatur “afera” ajo ka blerë sende luksoze me vlerë prej disa mijëra frangash.

Rasti ka ndodhur kështu: Kosovarja kishte hapur fshehurazi një sirtar tavoline në zyrën e një klienti dhe aty kishte gjetur një kartë krediti.

Me celularin e saj, ajo kishte fotografuar kartën në fjalë dhe më vonë ka përdorur të dhënat për të blerë përmes internetit. Në këtë mënyrë ajo ka shpenzuar mbi 10 mijë franga (para të huaja) për të blerë produkte luksoze, rroba, produkte kozmetike dhe pilula diete, përcjellë albinfo.ch

Për më tepër, midis korrikut të vitit 2019 dhe prillit 2020, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit të gjashtë klientëve të saj.

Për këtë delikt, 34 vjeçja është gjykuar javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut Winterthur.

Vendimi: Një dënim me para, me kusht prej 12,060 CHF plus një gjobë prej 500 CHF. Por kjo jo vetëm për vjedhjen e kartës së kreditit.Dënimi, për gruajn e cila jeton në Zvicër që në moshën dymbëdhjetëvjeçare, i është dhënë edhe për faktin se ka ushtruar shtrëngim mbi njërin nga klientët e vjedhur.

Kur ai e ka vënë re mashtrimin, kosovarja i ka shkruar dy mesazhe duke e kërcënuar se do të vriste veten nëse ai do të njoftonte policinë.Më tutje, ajo akuzohej se ka marrë përfitime të paligjshme të ndihmës sociale prej rreth 20,000 CHF para se t`i kryente vjedhjet e përmendura me karta krediti.Ajo ishte e regjistruar në zyrën e papunësisë, pra ka marrë të ardhura aty edhe pse gjatë asaj kohe ka punuar në dy kompani.

Kosovarja ka pranuar veprën por ka thënë: “Nuk e di përse dhe si e bëra këtë gjë. Nuk e kam bërë me qëllim”.

Ajo shpresonte se të dëmtuarit do ta falnin dhe se mund t’ua kthente paratë.Sipas mbrojtjes së saj, gruaja është e punësuar me orar të plotë si shitëse që nga shtatori dhe deri më tani ka paguar 100 franga.

Gjykata e ka shpallur gruan fajtore për keqpërdorim mashtrues të kartave të kreditit dhe përfitimin e paligjshëm të ndihmave sociale.

Akuza për shtrëngim është rrëzuar për shkak se vepra nuk mundi të provohej sipas ligjit.

Kosovarja, e cila ka një djalë në moshën e shkollës fillore, i cili jeton me të atin, për pak i ka shpëtuar dëbimit nga vendi. Duke shqiptuar vendimi, gjyqtarja është shprehur se ky ishte shansi i saj i fundit. Nëse ajo kryen sërish veprime kriminale, nuk do të falet më.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME