-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA thotë se Amerika s’lejon të përsëritet e kaluara

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu thotë se është e largët dita kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, për shkak të lojërave dhe kërcënimeve të shtetit serb. Ndërkohë që emërimin e pesëshes së diplomatëve për t’u marrë me Ballkanin nga presidenti amerikan, Joe Biden, e sheh si shenjë inkurajuese se nuk do të lejohet që të përsëritet e kaluara dhe që dikush do t’i kundërvihet diskursit të ashpër të Rusisë dhe Serbisë.

Në një intervistë për KosovaPress, ish-ambasadori Spahiu flet edhe për qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës, për çka uron që ky i fundit të mos vonohet siç është vonuar në vitet e 90-ta, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq tolerohej të përdorte lloj-lloj makinacionesh për të shkaktuar luftëra, krime e masakra.

“Shpresoj që kjo do të ndodh sepse vazhdimisht kemi dëgjuar se ky vit do të jetë i fundit, do të ketë një zgjidhje finale. Por, për mendimin tim, është larg mendsh që [marrëveshja përfundimtare] do të arrihet së shpejti, pikërisht për shkak të një qëndrimi të diplomacisë dhe shtetit serb ndaj Kosovës. Ne jemi dëshmitarë të pengesave, të kërcënimeve të përditshme në bazë ditore të shtetit serb kundër Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës. Rreziku i shpërbërjes së Bosnjës vjen pikërisht nga elementë serbë, të mbështetur nga Vuçiqi dhe shteti i tij. Kështu që, Serbia njëkohësisht po lozë me disa letra kundër fqinjëve të vet, dhe jo vetëm ndaj Kosovës dhe Bosnjës, por kemi një politikë të ngjashme edhe ndaj Malit të Zi, dhe gjithë fqinjëve të vet”, thotë ai.

Marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme të krerëve të shtetit serb karshi Kosovës, Spahiu thotë se ekziston rreziku për tensionim të raporteve Kosovë-Serbi. Por që sipas tij, është prezenca e pesë diplomatëve amerikanë të angazhuar në Ballkan garancë që nuk do të përsëritet e kaluara.

“Absolutisht, është e rrezikshme [tensionimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi], por hapa të tillë siç tani po bënë Uashingtoni për të pasur një prani më të madhe në rajon, është një shenjë inkurajuese se nuk do të lejohet që të përsëritet e kaluara”, thotë ai.

Sipas diplomatit Avni Spahiu edhe Bashkimi Evropian duhet të reagojë karshi sjelljeve të Serbisë ndaj Kosovës, pasi që thotë se diskursi i presidentit serb Aleksandër Vuçiq nuk dallon nga ai i Millosheviqit.

“Shpresojmë që BE nuk do të vonohet siç është vonuar në vitet 90-ta, kur tolerohej Millosheviqi të përdorte lloj-lloj makinacionesh për të shkaktuar luftëra, krime, masakra, derisa çdo gjë ishte e qartë dhe ndërhyri bashkësia ndërkombëtare. Diskursi i Vuçiqit është i ngjashëm me atë të Millosheviqit, dhe politika serbe nuk ka pësuar asnjë ndryshim në aspektin pozitiv. Ajo sot paraqet kërcënimin kryesor për paqen në rajon”, thotë ish-ambasadori.

Diplomati Avni Spahiu krahas Serbisë kritikon edhe Rusinë, për diskurs të egër e vijë të ashpër ndaj rajonit dhe Evropës.

Derisa e quan lajm të mirë mobilizimin e shtetit amerikan në Ballkan, thotë se emërimi i “pesëshes së fortë” të diplomatëve amerikanë në rajon duhet parë në tri aspekte.

“Është realizim i premtimit të presidentit Biden se do të ketë një vëmendje më të shtuar në rajon. Ky fokusim bëhet pas një periudhe të një politikë tjetër të ish-administratës të Trump. Tani kemi një rikthim të politikës amerikane ashtu siç ka qenë para administratës së Trumpit. Dhe, e treta, duke ditur presionin e paparë të Serbisë dhe të Rusisë në rajon, dhe të çështjeve të mbetura ende pa një zgjidhje, do të thotë është një perceptim i asaj se kjo administratë kërkon që të zgjidhet kjo çështje, dhe të jetë e pranishme, t’i kundërvihet kësaj vije të ashpër që ka zgjedhur shteti serb dhe Rusia ndaj rajonit… Unë mendoj që është një shenjë e mirë që dikush do t’i kundërvihet këtij diskursi të tmerrshëm që vjen nga Rusia dhe nga Serbia, kërcënimeve ndaj paqes që këto dyja paraqesin për rajonin, për paqen në Evropë. Mund të jetë koha kur ShBA do të marrin një rol më proaktiv në rajon, siç jemi mësuar të shohim gjatë viteve 90-ta dhe këtë e bënë përmes rikthimit të diplomatëve të shquar të diplomacisë amerikane në të kaluarën, qoftë duke i kthyer ata nga pensionimi”, thotë Spahiu.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...