8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Detaje nga vrasja e grabitësit shqiptar në Itali/ Kishte pistoletë lodër në dorë, policia po kërkon shokët e tij

Detaje të reja janë publikuar në mediat italiane në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit shqiptar, Arbër Xheleshi, i cili shkoi për të grabitur një vilë në Frosinone të Italisë, por mbeti viktimë pasi u qëllua me armë gjahu nga pronari i shtëpisë.

38-vjeçari ishte person me precedentë të mëparshëm kriminalë. Atij iu gjet me vete një patentë false rumune. Emri dhe të dhënat personale në atë leje drejtimi ishin të një banori që banonte në Suedi. Fotoja ishte e shqiptarit. Ka qenë ky detaj në fakt që ka bërë që fillimisht të raportohej për një grabitës rumun të vdekur dhe jo shqiptar pasi ngjarja ka ndodhur që me 25 Tetor.

Por vetëm 3 ditë më vonë, falë shenjave të gishtërinjve u zbulua se bëhej fjalë për Arbër Xheleshin. Trupi i pajetë u njoh nga dy të afërm të tij, një kushëri dhe një xhaxha, të cilët banojnë në Italinë e veriut. Nga hetimet është zbuluar se pronari i shtëpisë, Sandro Fiorelli ka qëlluar, në momentin që shqiptari i ka drejtuar një armë. Ka rezultuar se arma e shqiptarit ka qenë pistoletë lodër.

Sipas disa mediave italiane, pritet që së shpejti autopsia të vërtetojë faktin se shqiptari i ka ngritur dorën në pozicion për ta qëlluar italianin dhe kjo ka bërë që ky i fundit ta qëllojë. Një shenjë lehtësimi për familjarët e autorit, i cili tashmë do të duhet të përballet me akuzën për tejkalim të vetëmbrojtjes. Shqiptari është qëlluar nga një distancë e afërt në shpatullën e djathtë. Kjo është vërtetuar nga autopsia e cila është përfunduar të enjten.

Tashmë hetimet janë shtrirë edhe për të zbuluar bashkëpunëtorët e Xheleshit. Mësohet se ai ka qenë me disa persona të tjerë, të cilët dyshohen po ashtu të jenë shqiptarë. Autoritetet po këqyrin kamerat e sigurisë rreth vilës ku ndodhi ngjarja në mënyrë që të gjejnë hajdutët.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME