-7.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

A po tenton Isa Mustafa të rikthehet në krye të LDK-së?

NGA FATON MEHMETI

Isa Mustafa nuk po ndalet, vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale për çdo gjë që lidhet me LDK-në.

Nuk duket thjeshtë si angazhim në favor të partisë, gjë që do të ishte krejtësisht e kuptueshme për dike që (fatkeqësisht) është edhe kryetar nderi i LDK-së.

I ushqyer dhe rritur nga kuzhina komuniste, Isa nuk mjaftohet me kaq, nuk mjaftohet duke mos qenë aktiv në jetën politike, nuk është nga politikanët modern që politikën e shohin mundësi për një periudhë kohore, më tepër se kaq tek Isa politika është jeta me të cilën edhe do të vdes.

Me përkushtimin e tij të madh për të sulmuar VV, me të cilin edhe e lartëson LDK për rezultatin në zgjedhjet lokale, të krijon përshtypjen sikur i ka rënë pishman që është larguar nga pozita e të parit të LDK-së.

Nuk janë të panjohura rastet kur politikanët janë rikthyer në politikë edhe pasi janë tërhequr, raste të tilla kemi në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Greqi e Itali etj.

I frymëzuar nga rezultati Ii zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, tek Isa është ringjall dëshira, edhe ashtu e pashuar, për të qenë protagonist në skenën politike.

Më tepër shkruan Isa për LDK-në, se Lumiri, kryetar kukull pa peshë vendimmarrëse. Lumiri ka bërë gabim shumë të madh kur e shpalli Isën kryetar nderi të LDK, ja përligjur degradimin, katandisjen që i ka bërë Isa LDK-së.

Pastaj i ka dhënë “të drejtën” me u përzi shumë në punët e LDK-së. Lumiri duhet ta kuptojë se sa më tepër që Isa përzihet në punët e LDK aq më keq i ka punët partia, rrjedhimisht edhe ai si kryetar i saj.

Lumiri po hesht, Isa duket se po pret reagimin e Lumirit për ta sulmuar, në mënyrë që të futet në lojën për të rimarr LDK-në. Derisa Lumiri nuk e vrau politikisht Isën, do të ndodh e kundërta, Isa do e vras Lumirin politikisht, ky është ligji i pashkruar në politikë.

Ndonjëherë me hesht, prishë punë më shumë se kur flet, ndonjëherë heshtja është krim, me heshtja legjitimon të keqën që po ndodh. Sa më shumë që hesht, dikur fjala më s’do të ketë kuptim. Në këtë kuptim, Lumiri duhet t’i tregojë vendin Isës dhe të gjithë atyre që i japin vetës të drejtën të flasin në emër të LDK-së dhe për LDK-në.

Nëse Lumiri nuk e ka kuptuar se Isa po tenton t’ia merr kalanë nga brenda, atëherë është amator në politikë, është mirë që ta kuptojë sa më shpejt lojën që po bën Isa dhe argatët e tij.

Isa po përgatit kthimin e tij në krye të LDK-së, gjë e cila s’duhet ta gjej të papërgatitur Lumirin. Fitorja eventuale e LDK në Podujevë dhe Gjilan, do t’i shërbej Isës për t’i pasur si armë drejt frontit për rikthimin e tij në krye të LDK-së, kur edhe dihet se një pjesë e madhe e kryesisë e mbështesin akoma Isën.

Isa Mustafa është dhelpër të cilit s’duhet besuar, nëse Lumiri mendon se Isa vërtet është largu nga LDK dhe nuk ëndërron rikthimin në krye të saj, do e pësojë shumë keq.

Do jemi këtu dhe do shohim si do shkojnë gjërat, Isës s’duhet besuar njësoj si Judës, kush i beson e pëson. LDK, duhet sa më parë të rikonstruktohet nga themeli, të gjithë njerëzit që kanë mbështetur Isën dhe kanë sjellë LDK në këtë gjendje, nuk meritojnë të jenë në pozita në një parti si LDK.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME