-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

A ia kërkoi 15 mijë euro një prindi për t’ia nënshkruar formularin për trajtim jashtë vendit të djalit të sëmurë, reagon Ramush Bejiqi

Pediatri Ramush Bejiqi ka reaguar ndaj një postimi ku akuzohet se i ka kërkuar para prindit të një fëmije për t’ia dhënë nënshkrimin për trajtim jashtë vendit.

Kardiologu dhe pediatri Bejiqi e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka thënë se operacioni i fëmijës në fjalë kryhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga grupi i mjekëve italian të cilët do të vijnë në Prishtinë në nëntor.

Këtë, thotë Bejiqi, ia ka sqaruar edhe prindit, por sipas tij ai ka insistuar t’ia nënshkruaj dokumentin për trajtim jashtë vendit.

“Unë ia kam sqaruar prindit së pari se fëmija ende nuk është i gatshëm për operacion pa arritur peshën e duhur mbi 15 kilogram, si dhe i kam treguar se intervenimin mund ta kryejmë në QKUK në nëntor kur të vijnë mjekët italianë”, ka deklaruar Bejiqi.

“Ju e dini që sipas udhëzimit administrativ unë nuk mund të nënshkruaj një intervenim për trajtim jashtë vendit, i cili mund të bëhet edhe në Kosovë”.

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës Leonora Shabani-Bajraktari gjatë ditës së djeshme ka akuzuar Bejiqin se i ka kërkuar prindit të fëmijës 15 mijë euro për t’ia dhënë nënshkrimin për trajtim jashtë vendit në një institucion në Turqi që do t’i kushtonte 35 mijë euro.

Diagnoza e fëmijës është PDA ose e njohur ndryshe si ‘ductusi’. Në këto raste fëmijët lindin me një enë të gjakut të hapur në zemër dhe nëse nuk mbyllet vetvetiu, atëherë nevojitet intervenim me kateter.

Por për këtë intervenim një spital në Itali ku punon kardiokirurgu Francesco Santoro, kushton jo më shumë se 12 mijë euro. Santoro është një nga mjekët e grupit italian që do të vijnë në Kosovë për të kryer intervenime. Megjithatë në një bisedë me Bejiqin përmes telefonit ai ka konfirmuar se çmimi i intervenimit për PDA është 12 mijë euro.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME