7.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por kjo shumë është tejet e vogël

Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por veç borxhi i brendshëm është mbi 1 miliard euro.

Qeverisë ka miratuar të premten Projektligjin e buxhetit për vitin 2022. Buxheti është paraparë të jetë në vlerën prej 2,748 milionë euro.

Në këtë projekt -buxhet janë vendosur objektivat e qeverisë për planin e saj të vitit të ardhshëm, ku synohet konsumimi i ringjalljes së ekonomisë, orientime e ekonomisë drejt prodhimit, etj.

Një shumë prej 50 milionë eurove është paraparë për shtyrjen e borxheve, shkruan lajmi.net.

Por, shuma që qeveria ka borxh ndaj palëve të ndryshme brenda Kosovës kalon shifrën 1 milionë euro.

Sipas të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2021 të borxhit të përgjithshëm, borxhi i përgjigjëm deri më 30 shtator ka qenë 1 miliard e 655 milionë euro.

Nga kjo shumë vetëm borxh i brendshëm është 1 miliard e 085 milionë euro. Borxhi ndërkombëtar deri më atë datë ka qenë në shifrën prej 569 milionë euro.

Borxhi i Përgjithshëm përkufizohet me Ligjin për Borxhet Publike si tërësia e Borxhit Shtetëror dhe Borxhit Komunal. Borxhi Shtetëror mund të jetë borxh i drejtpërdrejtë apo borxh i nën-huazuar. Kurse sa i përket juridiksionit të cilit i nënshtrohet, Borxhi i Përgjithshëm mund të ndahet në Borxh Ndërkombëtar dhe në Borxh të Brendshëm – ku Borxhi i Brendshëm i nënshtrohet juridiksionit vendor, ndërsa ai Ndërkombëtar mund t’u nënshtrohet edhe juridiksioneve jashtë Republikës së Kosovës.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME