-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

“Po i frikëson dëshmitarët kundër Thaçit”, Gjykatës Speciale i vjen thirrja për Baton Haxhiun

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë apelin e parashtruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 16 gusht 2021 kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake mbi rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim, të datës 23 korrik 2021. Kjo është bërë e ditur me anë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

E si zakonisht, Hashim Thaçit i ka dal në mbështetje njeriu i afërt i tij, Baton Haxhiu.

Sipas Haxhiut, vendimi i Speciales per ta lënë në burg Hashim Thaçin është banal, pasi prokuroia nuk ka prova, dhe se asnjë nga dëshmitarët e Speciales nuk jeton në Kosovë.

“Është banale të mbahet kryetari i shtetit dhe ish-kryetari i Kuvendit dhe të akuzohen se mund të dëmtojnë provat. Në Kosovë ka kaluar që moti frika e njerëzve dhe askush nuk guxon që të sulmojë dëshmitarët. Përveç kësaj, asnjë nga dëshmitarët nuk jeton në Kosovë”, është shprehur Baton Haxhiu, duke shtuar se ngritja e Gjykatës Speciale është ndërtuar vetëm për një njeri, dhe ai është Hashim Thaçi.

E këtë qëndrim të Baton Haxhiut po e kritikon ashpër analisti politik, Faton Mehmeti, i cili tregon arsyen pse Haxhiu me kaq zell po e mbron Hashim Thaçin.

“Është qesharake të thuhet se Gjykata Speciala është themeluar vetëm për një njeri, s’ka gjykatë në botë që e bën një gjë të tillë; historia e njerëzimit nuk njeh rast të tillë. Batoni është ushqyer nga Hashimi, andaj po ngre gjithë këtë pluhur sepse i është ndal burimi i ushqimit. Për më tepër dihet se Batoni është në treshen bashkë me Ramën dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës, gjë e cila tani nuk realizohet. Kjo po i dhemb Batonit”, shprehet Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Madje sipas Mehmetit, Baton Haxhiu po tenton edhe frikësimin e dëshmitarëve të mundshëm kundër Thaçit në Gjykatën Speciale.

“Nuk mund të thuash se asnjë nga deshimtarët nuk jetojnë në Kosovë. Nga i di Batoni të gjitha? Kjo është frikësim ndaj dëshmitarëve të cilët janë të friëksuar se u është gjetur vendndodhja”, shprehet Mehmeti.

Ai i bën thirrje Gjykatës Speciale që mos të rri e heshtur përballë deklaratave të Baton Haxhiut.

“Besoj se Specialja s’do rri heshtur përballë këtyre deklaratave të njeriut që po temton të ndjellë urrjtje ndaj Gjykatës, të nxit frikësimin e deshmitarëve duke ndikuar direkt në punën e saj. Batoni duhrt të jap sqarim pët këto deklarata të cilat s’janë të zakonshme, janë serioze për dëshitarët, për pjesën e Thaçit mund ta quaj dëshprim”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME