7.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Kushdo që i do shërbimet, duhet t’i ofrojë pagë të ‘çmendur’ Mbappes

Zbulohet klauzola që Mbappe kërkon të përfshihet në kontratën e tij të ardhshme me PSG-në apo Real Madridin.

Kylian Mbappe e ka bërë të qartë se cila klauzolë dëshiron të përfshihet në kontratën e tij të ardhshme, nëse nënshkruan rinovimin me Paris Saint-Germain po një transferim te Real Madridi.

Sulmuesi francez ëndërron të garojë në Lojërat Olimpike të vitit 2024, që do të zhvillohen në qytetin e tij të lindjes, Paris.

Nëna e tij, Fayza Lamari, së fundmi ka folur për gazetën franceze Le Parisien dhe ka theksuar se Mbappe është i vendosur për të konkurruar në këto Lojëra Olimpike.

“Kjo do të jetë në kontratën e tij. Ata pastaj do të duhet ta zgjedhin atë. Lojërat Olimpike janë në qytetin e tij të lindjes dhe PSG nuk është kundër që ai të konkurrojë në to”, ka thënë Fayza Lamari.

Pati pak tension mes PSG-së dhe familjes Mbappe pasi klubi parisian nuk e lejoi atë të garonte në Lojërat Olimpike të Tokios këtë vit.

Pra, nëse PSG ose Real Madrid duan të tundojnë Mbappen, ata tani e dinë se çfarë duhet të përfshijnë në marrëveshje. Edhe pse, nuk do të jetë ideale për asnjërin klub për shkak të orareve të ngjeshura, ato do të detyrohen ta dëgjojnë dëshirën e lojtarit.

Ëndrra olimpike e Mbappes

Mbappe shpjegoi dëshirën e tij për të garuar në Lojërat në një letër të hapur për mediumin L’Equipe.

“Shikoni çfarë kanë arritur skuadrat franceze. Fituam në volejboll, në hendboll, ishim finalistë në basketboll kundër Shteteve të Bashkuara. Ata shkuan në kërkim të medaljes së artë dhe i sollën lavdi Francës”, ka shkruar fillimisht Mbappe.

“Shpresoj ta përjetoj këtë dhe të bëj të njëjtën gjë në vitin 2024, me një ekip që bashkon lojtarët më të mirë që kemi në atë moment”.

Interesimi i Mbappe për Olimpiadën filloi në moshën 13-vjeçare, kur ai ndoqi Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër.

“Atëherë thashë me vete se edhe unë dua të jem atje. Dua të përjetoj Lojërat Olimpike të Parisit”.

“Duhet të kem qenë 13 vjeç, ende shumë i ri dhe më kujtohen orët para garave në Londër”.

“Isha vërtet i paduruar të shihja yje si LeBron James dhe Kobe Bryant të konkurronin për SHBA-në në basketboll.

“Doja të shihja Usain Bolt aty në pistën e atletikës duke bërë 100 metra dhe 200 metra”, përfundoi letrën e tij sulmuesi francez.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME