8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Historia rrëqethëse e nënës së 5 fëmijëve: Burri më godiste me dërrasa dhe çekiç

Etleva Sorra është 43 vjeçe dhe jeton në Kashar të Tiranës. Jeta për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë.

Ajo ka përjetuar një dhunë të tmerrshme nga bashkëshorti i saj prej 13-vitesh, deri kur mori kurajën për ta denoncuar në polici. Ajo është nënë e 5 fëmijëve.

Historinë e saj rrëqethëse që përloti të gjithë, u transmetua ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel:

E njoha në xhami me një motër myslimane. E pranova se edhe unë isha e divorcuar pa fëmijë, ai i martuar me tre fëmijë. Dhunën e kam pasur që në fillimet e martesës. E kam duruar për 13 vie martesë.

Gruaja e tij e parë nuk e pranoi dhe u nda. Unë qëndrova me burrin. Ata u ndanë. Unë kam 5 fëmijë me të.

Njësoj pati sjelljen edhe kur lindën fëmijët e mi. Dhuna ka qenë e vazhdueshme, më ka gjuajtur me hekur, dërrasa dhe çekiç, edhe fëmijët sidomos vajzat. Kanë qenë në kohë Ramazani dhe i ka rrahur të dyja vajzat, e ndonjëherë edhe djalin e madh.

Unë e duroja dhunën karshi meje, por nuk durova dhunën ndaj fëmijëve. Më vinte keq shumë për vajzat, ata qanin e ai u thoshte mos bëni zë. Vajzën e ma ka rrahur me çekiç.

Familja nuk ka qenë dakord, refuzova familjarët e mi dhe e mora. Ditën e enjte nga ora 3 e natës më merr e më thotë çohu të sqarohemi. Ku ke qenë kur ka ardhur shoku im, i them te dhoma tjetër. Pastaj nisi të më kapte për flokësh e të më gjuante grushte në 3 të natës.

U zgjua në 10 dhe unë po i bëja kafen, kur ai kishte marrë një dërrasë dhe më nxiu me të. Kam qëndruar 1 javë në spital. Edhe me thikë më ka rënë. E pastaj mora në telefon policinë.

Ka kërkuar që të tërheq denoncimin dhe më kërcënon. Më vjen keq më shumë për fëmijët se për veten.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME