-7.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Gjithçka çka dihet deri më tani për vrasjen e 25-vjeçarit në Mitrovicë

Media sot ka raportuar për vrasjen e 25-vjeçarit Albert Muja që ndodhi pas mesnate në rrugën “Artim Jashari” të Mitrovicës. Mësohet se dy të dyshuarit që gjenden në arrati janë Lundrim Beqiri dhe shoku i tij me inicialet A.Z.

Lundrim Beqiri është vëllai i Valdrin Beqirit, i cili ishte arrestuar para 5 vitesh, për vrasjen me kallashnikov të studentit 21-vjeçar, Valon Sadikut, në rrugën “UÇK”, afër gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë.

Si ka ndodhur ngjarja?

Lidhur me vrasjen e mbrëmshme, Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete Albert Muja dhe dy të dyshuarit, Lundrim Beqiri dhe A.Z.

Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa sot pasdite atij i është dhënë lamtumira e fundit.

Policia gjithashtu ka njoftuar se dy të dyshuarit, Lundrim Beqiri dhe shoku i tij me inicialet A.Z. gjenden ende në arrati.

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të kapjes së të dyshuarve dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale ”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Media gjithashtu ka raportuar se gjatë ditës së sotme është konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur gjatë vrasjes së 25-vjeçarit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është konfiskuar një veturë që dyshohet se është përdorur gjatë vrasjes, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati“, ka thënë ai.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME