8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

“Amerikanët janë të palëkundur”/ A do të detyrohet Vuçiq ta njohë Kosovën?

Në Serbi mediat janë krejt hapur të rreshtuara, prandaj politika zgjedhë shpesh që qëndrimet, për t’i testuar, t’i lëshojë si analiza nëpër mediume të ndryshme.

Për këtë arsye, një ide se ku qëndron qeveria serbe dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, mund të fitohet edhe nga ajo se çfarë zgjedhë të raportojë gazeta serbe Vevernje Novosti dhe këtë të shtunë kjo gazetë ka publikuar një analizë të gjatë ku flitet për qasjen e Vuçiç-it, i cili konstaton se është koha që “Serbia ta kuptojë kornizën në të cilën operon”, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të bindën dot më që të kthehet mbrapa procesi i pavarësisë së Kosovë.

“Por, është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të detyrojnë Prishtinën të respektojë atë që shqiptarët tashmë kanë nënshkruar vetë, por se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë mendimin e tyre kur bëhet fjalë për avokimin për pavarësinë e Kosovës, dhe se ne duhet të kuptojmë kornizën”, deklaroi ai të premten.

“Amerika e filloi këtë lloj politike të njohjes reciproke tre vjet më parë. Mund t’u themi menjëherë se nuk kemi nevojë për njohjen e tyre. Nuk e di se çfarë na duhet? Sepse jemi të njohur nga të gjithë. Dhe, sa u përket atyre, SHBA-ja është fuqi e madhe, fuqia më e madhe në botë, e ka njohur Kosovën dhe nuk do ta ndryshojë mendimin e saj, sepse kanë investuar shumë”, shtoi ai

Sipas tij, “duhet ta kuptojmë mirë që nuk po çmendemi dhe nuk mendojmë se do të ndryshojmë opinionin amerikan për Kosovën”.

“Kjo është një çështje e vendimeve strategjike politike të marra nga amerikanët. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se duhet të pranojmë gjithçka që thonë, por duhet të kuptojmë shkallën dhe kornizën në të cilën po lëvizim, sepse sigurisht që Amerika nuk na duhet si armik, por si mik”.

“Nga ana tjetër, ne kemi pikëpamjet dhe politikat tona dhe prandaj jam krenarë për Serbinë, sepse Serbia është e pavarur, merr vendimet e veta dhe është shtet i lirë. Ne do të mbajmë tonat dhe do të kujdesemi që të mos kemi inat me ata që janë më të fuqishmit dhe më të mëdhenjtë”, përfundoi Vuçiç.

Deklaratat e tij vijnë pasi Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient.

Escobar, duke folur për Ballkanin, deklaroi se “dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke”, derisa pohoi se të gjitha përpjekjet shtesë të Uashingtonit në këtë Ballkan, kanë një qëllim të rëndësishëm: të parandalojnë ndikimin e Kinës dhe Rusisë.

“Ne po bashkëpunojmë me partnerët tanë në BE për të forcuar mesazhin se anëtarësimi është një mundësi reale në një kornizë realiste dhe një stimul kyç për vullnetin politik të aspirantëve për të zbatuar reforma të vështira dhe për të forcuar rezistencën ndaj ndikimit të dëmshëm rus dhe kinez”.

“Moska dhe Pekini po kundërshtojnë në mënyrë aktive integrimin perëndimor të Ballkanit Perëndimor, duke përhapur dezinformata dhe duke përdorur cenueshmërinë për të devijuar vendet në rajon nga rrugët e tyre të zgjedhura në mënyrë demokratike”.

“Rusia po përdor kapacitetin e saj energjetik si një armë për të detyruar politikanët, për të inkurajuar korrupsionin dhe për të ndalur potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës po punon gjithashtu për të zgjeruar ndikimin e saj në infrastrukturën kritike dhe përmes detyrimit ekonomik. Ne nuk mund t’i lejojmë ata të kenë sukses” , tha Escobar.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME