-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Skandali në AKI dhe Prokurori, vjen paralajmërimi i ekspertit të sigurisë: Pa ndodh kjo, Kosova kurrë…

Prokuroria bashkë me AKI-në kanë përgatitur dëshmitarë të rrejshëm për të dëshmuar nga organizatës “Syri i Popullit”.

Ky skandal i AKI-së i publikuar në media tronditi organizatën e sigurisë në Kosovë.

Skandalet e AKI-së, të cilat ishin të shumta tashmë janë të njohura për publikun.

Mirëpo, skandali i fundit ishte më i rëndi, e nga njohësit e fushës dhe juristët po cilësohet si skandali më i madh i drejtësisë.

Për këtë çështje, eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava shprehet se, është shqetësues krimi i instaluar në institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ai thotë se pas publikimit të këtij skandali reagimi ka qenë i menjëhershëm nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ku siç thuhet, ka shprehur shqetësimet për deklaratat e zyrtarëve qeveritarë ndaj prokurorëve, pasi që është raportuar se ish-prokurori special, Sylë Hoxha me ish drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit”.

“Nëse konstatohet e vërteta mbi pjesëmarrjen si dëshmitarë të dy zyrtarëve të AKI-së, e që kanë qenë në shërbim t’i mbrojnë interesat e atyre të mëdhenjve që punojnë për ta, shteti duhet të ndërmerr veprimet e menjëhershme të spastrimit të këtij institucioni, e sikur që dyshohet se ka të tillë mjaft në numra, që ishte dashur që ky institucion të ishte institucioni më i besueshëm ndaj shtetit, dhe njëherë e mirë të spastrohen ata persona apo klanet e ndryshme që ekzistojnë përbrenda këtij institucioni, dhe të gjithë ata që punojnë dhe do të punojnë edhe në të ardhmen, në këtë institucion duhet të punojnë për të mirën e institucioneve të shtetit, dhe ti shërbejnë vetëm shtetit e kurrsesi interesave të disa individëve ma kushdo qofshin ata”, shprehet ai.

Ndaj këtyre raportimeve ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që ish-prokurori Hoxha të dalë para drejtësisë.

Ndërkaq, zëvendësministri i këtij dikasteri, Blerim Sallahu, ka pretenduar se “po dëshmohet që vetë prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”.

Deklaratat e këtij të fundit, KPK-ja i ka cilësuar si linçuese, duke paralajmëruar madje edhe ndërprerje të bashkëpunimit ndër-institucional.

“Në reagimin e KPK-së thuhet se nëse pushteti ekzekutiv nuk distancohet nga deklaratat e tilla do të ndërpritet çfarëdo komunikimi dhe bashkëpunimi ndër institucional. Po ashtu në reagimin e KPK-së ndaj zyrtarëve të Qeverisë thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës si organ i pavarur kushtetues nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë asnjë interferim nga askush për çfarëdo interesi personal, grupor apo politik të cenojë integritetin e sistemit prokurorial”, thuhet tutje në reagimin e KPK-së. Një paralajmërim i tillë nga përfaqësuesit e KPK-se, për këtë kohë dhe situatë në të cilën gjendet Kosova është tepër shqetësues, sepse Kosova do të futej në kolaps administrativ dhe shteti nuk do ti përngjaj funksionimit të tij, prandaj nëse situata e tanishme qenka e tillë që KPK-ja nuk po i epka llogari Ministrisë së Drejtësisë, atëherë kjo zbrazëtirë administrative duhet të evitohet sa më parë përmes institucioneve të Kosovës dhe Kuvendit të saj, sepse hierarkia shtetërore duhet të jetë e qartë se kush kujt i jep llogari në këtë shtet, dhe nëse prokuroria qenka e pavarur sikur që po pretendohet, tani po na jep me nënkuptua se Kosova xhindet në këtë situatë të kolapsit sikur që jemi ne tani, nëse prokuroria thirret në atë si i jep llogari vetëm Kuvendit të Kosovës”, potencon ai.

Tërnava thekson se, kjo nuk është në rregull, sepse ishte dashur të jetë e përfshirë nën Ministrin e Drejtësisë si institucion i sajë që ishte dashtë të jetë, kurse llogari për punën e tyre para Kuvendit të Kosovës japin të gjitha Ministrit e këtij shteti kur ata e insistojnë këtë.

“Prandaj kjo situatë e krijuar tani është paralajmërues për tërmetin që do të duhet të ndodhë, pa vonesë, në fillimin e pastrimit të plotë të institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë nga rrjetet e krimit të organizuar, një paralajmërim serioz që e ka premtuar Qeveria Kurti, kurse qytetarët presin për ta zbatuar atë. Pa një spastrim të këtyre institucioneve në fjalë, Kosova nuk mund të ecë pra drejtë BE-së sepse edhe këto shtete janë që moti kah e kërkojnë luftimin e krimeve në përgjithësi, e sidomos spastrimet e institucioneve të Kosovës, ku ka shumë persona që kanë punua për interesa të “mëdhenjve, shefave të tyre” që e kishin qëllim pasurimin e tyre dhe të vetin, prandaj sot jemi shteti më i kriminalizuar në Evropë, dhe për këtë shkak jemi shteti ma i izoluar në botë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...