8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

“Qesharake, kërkoni që…”, shpërthejnë avokatët e Thaçit dhe Veselit në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka kërkuar shtyrje të afatit deri më 31 janar të vitit 2022 për nxjerrjen e përkthimeve. Kjo ka hasur në kundërshtimin e avokatëve mbrojtës sipas së cilëve prokuroria nuk po kryen punën me efikasitet dhe se nuk ka gjetur asnjë provë për të mbështetur akuzat e saj ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po mbahet konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku nxjerrja e materialeve sipas rregullës 102(b) ka nxitur diskutim në mes të palëve meqë prokuroria ka kërkuar zgjatje të afatit kohor në mënyrë që të përfundojë përkthimet.

E këtu bëhet fjalë për 760 përkthime në anglisht dhe 1000 përkthime në shqip.

Lawson: Kërkojmë 31 janarin afat kohor për përfundimin e përkthimeve

“Neve kemi identifikuar 31 janarin të vitit 2022 si afatin kohor për përfundimin e përkthimeve që kërkohen në rregullën 102 1 b, kemi kërkuar një shtyrje të afatit kohor për nxjerrjen e përkthimeve deri më 31 janar. Megjithatë do të doja të thoja që përkthimet do të vazhdojnë që të nxjerrën në mënyrë graduale sapo ato të bëhen të disponueshme”, ka thënë prokurorja Claire Lawson.

Avokati kryesor në mbrojtjen e Hashim Thaçit, Gregory W. Kehoe duke kundërshtuar qëndrimin e prokurorisë për të shtyrë afatin e nxjerrjes së materialeve, ka thënë se mbrojtja nuk mund të përgatitet derisa nuk i posedon të gjitha dokumentet nga prokuroria.

Kehoe: Shokuese kërkesa e prokurorisë për shtyrje të afatit derisa Thaçi dhe të tjerët mbahen në burg

“Është shokuese për mua pozicioni i ZPS-së, jam i sigurt që edhe ju gjykatës jeni i mërzitur me efikasitetin e zyrës së prokurorisë duke pasur parasysh që klientët tanë janë të burgosur në vitin që shkoi dhe pavarësisht kësaj ata flasin ju kërkojnë juve që të zgjaten afatet kohore, flasin për një regjim që është më i favorshëm për ne, kjo është qesharake”, ka thënë mbrojtja e Thaçit.

Ai ka thënë se prokuroria nuk po i respekton urdhrat e gjykatësit lidhur me afatet kohore.

Kehoe: Janë 122 dëshmitarë pa identifikim

“Kemi 327 dëshmitarë në listat e tyre dhe kemi 122 dëshmitarë që nuk kemi fare identifikim dhe duket që po flet me murin sepse asgjë nuk është e kuptueshme. 122 dëshmitarë që ne i kemi pa identifikim, do të kemi rreth 122 dëshmitarë ende pa identifikuar dhe të shkojmë tek dera e prokurorisë t’i themi na thoni si është situate e favorshëm për katër burrat të cilët vazhdojnë të mbahen ende në burg, kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndarëse, ata kanë vendosur t’i ndalojnë këta burra, keni parasysh që më 31 janar do t’i marrim dokumentet dhe jam e sigurt që përpara se të kalojë ky afat do të marrim serish një kërkesë tjetër për të shtyrë afatin e tyre dhe do të kalojmë deri në mars”, ka shtuar ai.

ZPS-në e ka kundërshtuar edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emerson, sipas së cilit, prokuroria nuk ka arritur të gjejë asnjë provë që i mbështet akuzat, andaj sipas tij po kërkon zgjatje të afatit kohor.

Emerson: Gjykata po jep pamjen e një menaxhimi të keq

“Jam i sigurt që prokuroria do të vazhdojë të mundohet të ju bind juve që këta burra t’i mbajë në burg, nëse nuk do të bëhet diçka ky institucion do të rezultojë një turp, do të rezultojë si një institucion që është i lirë që të arrestojë njerëzit edhe kur nuk e ka idenë se çka do të bëjë me ta, një institucion i cili e gënjen gjykatën, por me gjithë respektin, ju dëgjoni por nga ana tjetër nuk bëni asgjë, nuk thoni asnjë koment dhe nuk kërkoni asnjë lloj shpjegimi lidhur me atë se çfarë premton ose jo ZPS. Gjykata po jep pamjen e një menaxhimi shumë të keq, në veçanti sa u takon individëve të cilët mbahen të ndaluar”, ka thënë Emerson.

Ai ka thënë se prokuroria po përpjekjet të nxjerrë diçka nga asgjë sa i përket kësaj çështje paragjyqësore duke shtuar se Gjykata Speciale u themelua për shqyrtimin e disa akuzave që sipas tij janë absurde dhe jo të vërteta.

Emerson: Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë për të mbështetur akuzat e saj

“Institucioni u cili u themelua për të shqyrtuar këto akuza absurd të cilat ishin të rreme, e dinim që u sajuan nga dëshmitarë të cilët i ka paraqitur zbulimi i fshehtë serb, e dimë me siguri sepse është zbuluar si fakt në gjyqin e Haradinajt… Kjo është baza në bazë të së cilës u themelua ky tribunal dhe askush nuk u habit, që merr vesh sado pak nga konflikti, se prokuroria nuk ka gjetur absolutisht asnjë provë të mbështesë akuzat e saj, me fjalë të tjera, themelet për ngritjen e këtij tribunal kanë qenë të mbështetur në një gënjeshtër, këtë e dimë të gjithë”, ka thënë Emerson.

Emerson është ndërprerë nga gjykatësi procedurës paraprake i cili i ka kërkuar që të flas rreth temës për të cilën mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes.

Ndërsa prokurorja ka thënë se deklarimi i avokatit Emereson po bëhet qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe sipas saj mënyra se si është drejtuar ai gjykatës është e papranueshme.

E zgjatjen e afatit kohor të kërkuar nga prokuroria e ka kundërshtuar edhe avokati i Jakup Krasniqit dhe ai i Rexhep Selimit duke mos u pajtuar që të akuzuarit të mbahen në paraburgim ndërkohë prokuroria të kërkojë shtyrje të afateve për nxjerrjen e materialeve.

Në këtë seancë, prokuroria ka thënë se janë në përfundim të afatit sa u takon materialeve që do të nxjerrën mbi bazën e rregullës 102(b) duke shtuar që nga konferenca e fundit janë nxjerrë tre paketa sipas rregullës 102(1).

Ajo ka bërë të ditur se raportet e tre dëshmitarëve ekspertë janë marrë dhe depozituar gjithashtu kërkesat për masat mbrojtëse përkatëse.

Prokurorja ka thënë se janë nxjerrë edhe materialet që lidhen me dëshmitarë që kanë qenë objekt i kërkesave për ndryshim ose palëve të treta.

Ajo ka thënë se kanë një provë materiale të një eksperti ndërkombëtar për të cilin nuk e kanë marrë ende pëlqimin duke shtuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me personin në fjalë në mënyrë që të marrin pëlqimin.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Thaçi dhe të tjerët po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

Avokati i Veselit: Është absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të 2022-ës

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së nuk pritet të nis më përpara se fundi i vitit 2022.

Ai tha se bazuar në numrin e dëshmitarëve në këtë rast, mbrojtja ka nevojë për një vit kohë për të zhvilluar hetimet.

“Nuk mendoj dhe është absolutisht e pamundur që gjykimi të fillojë para fundvitit të vitit 2022. Bëhet fjalë për gati 300 dëshmitarë. Është i qartë se procesi i hetimit kërkon kohë prej një vit për mbrojtjen”, ka thënë ai.

Avokati i Veselit: Dëshmitarët që janë në listë s’kanë të bëjnë asgjë me Thaçin dhe të tjerët

Avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Ben Emmerson në seancën që po mbahet në Hagë ka thënë se dëshmitarët që janë në listë s’kanë të bëjnë asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin.

Emmerson ka thënë se prokuroria po përpiqen ta justifikojnë faktin se kanë arrestuar 4 burra dhe kanë prova kundër tyre.

“Këta njerëz s’kanë punë fare me këtë çfarë pretendohet, asnjë nga këta që janë në listë s’kanë lidhje me këta të pandehurit, është një kënetë kaotike dhe ata përpiqen të justifikojnë faktin që i kanë arrestuar këta 4 burra dhe kanë prova kundër tyre”, ka thënë ai.

Avokati britanik e ka quajtur të turpshme mosgatishmërinë e prokurorisë për ta paraqitur dosjen e saj.

“Fakti që prokuroria ka pasur kohë një vit dhe sërish s’ka dalë ta deklarojë dojsen e saj është turp, dhe tani po thonë deri më 17 dhjetor do ta kemi gati dosjen paragjyqësore”, tha ai.

“Nuk jam vrapues”, avokati i Rexhep Selimit kritikon Prokurorinë në Hagë për zvarritje të procesit

Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Avokati i Rexhep Selimit ka kritikuar Prokurorinë për zvarritjen e procesit të nxjerrës së materialeve. Ai tha se sa më shumë që po afrohen tek materialet aq më shumë po zgjatet procesi.

Ai tha se deri më tani nuk është shënuar asnjë progres në këtë proces.

“Sa herë që ne vimë këtu në konferencën e çështjes është se prokuroria kërkon zgjatjen e afateve kohore, kështu që jemi në një situatë ku ne po ecim përpara me një ritëm shumë të ngadaltë. I nderuar gjykatës unë vet nuk jam vrapues, por nga ana tjetër e shoh që sa më shumë të lëvizim ne aq më shumë na largohet pika e arritjes. Nga ana ime, pa u futur në detaje dhe në hollësi për materialet mund të them që nuk kemi bërë asnjë lloj progresi. jemi tërësisht në të njëjtin situatë dhe na u kërkua sërish që afati kohor të shtyhet deri më 31 janar të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Intervistohen tre dëshmitarë ndërkombëtarë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale ka filluar konferenca për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Prokurorja e specializuar tha se kanë intervistuar tre dëshmitarë ndërkombëtarë dhe kanë nxjerrur materiale që lidhen mbi akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së.

“Kemi marrë pëlqimin lidhur me deklaratën e tre dëshmitarëve ndërkombëtarë, ndërkohë kemi dokumente në përjashtim të një dokumenti që do ta shtjellojë pak në vonë. Materialet e tjera që lidhen me dëshmitaret që kanë qenë objekt i kërkesave për ndryshim ose i palëve të treta janë marrë dhe janë nxjerrë gjithashtu”, ka thënë prokurorja e specializuar.

Ajo theksoi se nuk kanë në plan që të nxjerrin materiale të tjera para datës 1 nëntor të këtij viti.

“Nuk planifikojmë që të nxjerrim paketë tjetër të dokumenteve përpara datës 1 nëntor. Besojmë që të gjitha materialet që i kemi pasur në zotërim deri më tan i kemi nxjerr. Nuk parashikojmë masa të tjera, kërkesa për masa të tjera mbrojtje që kanë të bëjnë me materialin”, deklaroi ajo.

Më tutje, prokurorja dha detaje edhe për dokumentet dhe dëshmitarët që janë konsultuar gjatë kësaj kohe.

“Ka disa dokumente të tjera, pak dokumente që do të duhet të marrim pëlqime. Kemi një provë materiale të një eksperti ndërkombëtarë për të cilin nuk kemi marrë pëlqimin për këtë arsye ne jemi në kontakte të vazhdueshme me ofruesin e informacionit në mënyrë që të marrim këtë pëlqim”, ka thënë ajo.

Shpërthen avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria po e zvarrit çështjen

Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë shprehur të revoltuar sot në seancën e Speciales në Hagë për shkak të vonesave të Prokurorisë për nxjerrjen e materialeve.

Avokati Roberts i Thaçit tha se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që nga koha e afatit fillestar për nxjerrjen e materialeve.

“Unë do të them shkurtimisht pozicionin tim për nxjerrjen e informacionit. Një ndër gjërat që u tha këtu është që neve e kemi keqkuptuar kuadrin ligjor për nxjerrjen e materialeve. Në vendimin kornizë tuajën ju i keni kërkuar prokurorisë që t’i nxjerrë të gjitha materialet sipas rregullës 102 B në maj të këtij viti. Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ky afat. Sa herë që ne vijmë këtu në këtë konferencë është që prokuroria kërkon zgjatje të afateve kohore dhe jemi në një situatë të tillë ku po ecim me ritme shumë të ngadalta. Unë vet nuk jam vrapues mirëpo po e vërej që po na largohet pika e mbërritjes”, tha avokati Roberts.

Ndërkohë avokati Gregory Keohe e quajti “qesharake” vonesën nga ana e prokurorisë duke vënë në dukje se ky institucion në fillim pretendonte që gjykimi të niste në verën e këtij viti.

“Është shokuese për mua pozicioni i ZPS-së. Jam i sigurt që edhe ju zoti gjykatës jeni mërzitur nga kjo. Klientët tanë janë burgosur që nga viti i kaluar. Avokati koleg sapo na tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyer. Çfarë ka ndodhur. Që nga konferenca e parë ne kemi marrë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë kemi marrë mbi 200 dokumente. Jam dakord me Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje. Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar. Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyerje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Duhet të ketë një pikë ndalëse. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”, tha Keohe.

***

Ka nisur konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ata seancën po e ndjekin përmes videolidhjes, derisa prezentë në sallën e Gjykatës Speciale janë avokatët dhe përfaqësuesit e të akuzuarve.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, “së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Seanca ka filluar 45 minuta me vonesë.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...