-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Avokati i Thaçit thotë se një i vdekur u listua si dëshmitar kundër krerëve të UÇK-së

Po vazhdon gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Në Gjykatën Speciale ku po mbahet seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdojnë diskutimet, ku avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka vazhduar me akuzat shumë të ashpra ndaj Prokurorisë.

Ai ka folur në lidhje me zvarritjet që po bën Prokuroria për dorëzimin e dosjes parakrake dhe dëshmive e materialeve tjera.

“Gjykata tashmë është lodhur nga këto që dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme se si ZPS ka burime të kufizuara. Prokuroria mori vendim që të ngrente akuza në këtë çështje, tani ata po thonë se nuk kanë mundësi të kryejnë punën e tyre në kohën e duhur, ndërkohë që këta katër zotërinj po qëndrojnë në burg”, ka thënë Keohe.

“Prokuroria po thonë se do të vazhdojnë me hetime deri në një të ardhme të paparashikueshme. Kjo do thotë që derisa ata vazhdojnë të kryejnë punën e tyre, çfarë po ndodhë. Duhet të merret njëfar vendimi për përfundimin e hetimit. Rregulla 47 ka të bëj me hetimin e një të akuzuari. Pra pse të hetohet diçka për të cilën nuk ka akuzë. Mendoj që duhet të urdhërohet prokuroria që gjithçka që s’ka të bëj me çështjen të përfundojë hetimin këtu dhe tani. Çfarë duhet të hetohet më tej. Këto nuk mund të shihen ndryshe si dëm ndaj të akuzuarve. Duhet të kryhet kjo punë tani dhe jo të pritet edhe gjashtë javë tjera për të parë se çfarë provash mbështesin çfarë akuzash. Ka shumë gjëra që dëgjoj për herë të parë në këtë çështje dhe kjo është njëra nga to”, tha tutje.

Keohe po ashtu nxjerri një absurditet të materialeve të Prokurorisë.

“Kemi 20 të vdekur në atë listë, dhe një prej tyre është listuar se do të jap dëshmi të drejtpërdrejtë këtu. Nuk e di se si do të ndodhë kjo këtu”, tha ai.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME