8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Vetingu për politikanët, “dakortësi” vetëm për fasadë?!

Shkruan: Dukagjin Hata

Duke qenë njëra nga tri reformat kushtetuese të propozuara së fundi nga Partia Demokratike, propzimi i saj për vetingun ndaj politikanëve është rimarrje e refuzuar pak vite më parë nga shumica socialiste, e cila nuk mundej të përballej në një sfidë të tillë, kompromentuese dhe diskretituese, me vetveten. Vështirë se kjo do të ndodhë dhe me këtë propzim të fundit të lidershipit blu, pasi mazhoranca i ka të dyja këmbët në një këpucë në lidhje me elementët me trashëgimi problemore dhe kësisoj vështirë që të pranojë një veting, që mund ta nxjerrë atë krejt zbuluar para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Një veting i tillë, i nevojshëm dhe madje i vonuar, do t’i hapte rrugën një pastrami radikal të politikës, që nga Kuvendi deri në strukturat e pushteteve që kontrollohen nga politika, por shumica qeveritare, megjithë dukjen dhe artikulimin pranues, për diskutim në tryezën e debatit politik, nuk do ta pranojë atë, duke nxjerrë pretekste dhe formësime proceduriale të radhës.

Në vitin 2019, kur u hodh ky propozim, në thelb i njejtë, por me ndryshimin e vetëm, se këtë radhë propozohet si organ vetingu SPAK, argumenti kryesor i kundërshtimit të vetingut nga shumica e majtë ka qenë fakti që SPAK ishte ngritur dhe detyra e tij kryesore ishte dhe është hetimi i politikanëve. Nga kjo pikëpamje, mazhoranca e konsiderionte nismën për një kontroll të politikanëve nga politikanët si shmangie, si dublim, madje edhe si mosnjohje e organeve të specializuara të drejtësisë së re. Pra, e thënë shkoqur dhe hapur nuk ekzisteonte dëshira e një verifikimi thelbësor të politikanëve me probleme, që ajo e dinte se, megjithë veprimin e ligjit të dekriminalizmit, ende gëlonin në radhët e saj.

A ka ndryshuar ndonjë gjë që nga viti 2019, që mazhoranca të ketë ndërruar mendje?! Asgjë, përveç faktit se ajo është bërë një supermazhorancë dhe kontrollon me dorë të hekurt gjithçka, që nga ekzekutivi dhe legjislativi, tek organet e drejtësisë dhe shumicën e mediave të blera e të përdorura dukshëm për qëllime propogandistike, për të mbajtur në këmbë fasadën e një qeverisje, që synon të pasqyrojë vetëm formën e saj, duke fshehur thelbin, që tashmë dihet dhe që po bëhet prezente gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare.

Unë nuk dyshoj në qëllimin e mirë të propozimit të PD-së, por epërsia e saj është vetëm në aspketin moral, në ulërimën për t’u ndarë politika nga bota e krimit dhe nga oligarkia, pasi në realitet mazhoranca e majtë nuk ka asnjë gjasë që ta pranojë këtë propozim dhe të angazhohet që ky propozim të marrë 94 votat e duhura në Kuvendin e Shqipërisë.

Me sa duket, kjo mazhorancë do të vazhdojë të shijojë luksin e një qeverisje pa limit, pa vija të kuqe, me gjuhën e kartonave në Parlament dhe gjithçka tjetër që vë në lëvizje një makinë postelektorale, që punon më së shumti me karburant propogandistik.

Foto: Dukagjin Hata

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME