-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Lutfi Haziri tregon se kush bëri thirrje ta vrasin politikisht e fizikisht

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit deklaroi se Lutfi Haziri ka bashkëpunuar me Listën serbe për t`i fituar shumicën e votave në Gjilan.

E Haziri, në një emision televiziv i është kundërpërgjigjur akuzave të Bislimit duke thënë se i njëjti me deklaratën për bashkëpunim me Listën serbe, ka bërë thirrje për vrasje politike e fizike të tij.

“Nuk është bash e lehtë me ta ba zëvendëskryeministri me gisht që serbët të mbështesin është thirrje me të vra. Nëse zëvendëskryeministri thotë se “Dardan Gashin”(në debat e sipër) po e duan serbët është thirrje me të vra”, shkroi Haziri në Facebook.

Ai tha se në të njëjten mënyrë ishte akuzuar edhe nga anëtarët e PDK-së në garën e parë për zgjedhjet lokale, ndërkohë që sapo kishte dalë nga burgu si i akuzuar për terrorizëm.

“Unë nuk e kam për herë të parë, edhe në garën e parë në Gjilan PDK-ja në të njëjtën mënyrë ma kanë bërë. Kur kam dalë në garën e parë, kanë thënë Luta është i privilegjuar, ndërkohë unë sa pata dalë nga burgu. Hala me trauma e me situata të burgut të luftës, të burgut poltik si i akuzuar për terrorizëm për kryengritje me UÇK-më dhe mundoheshin nga inati të na gjejnë dicka para qytetarëve për të na e bërë me gisht. Tash 20 vjet pas luftës zëvendëskryeministri me bë me gisht është thirrje me të vra politikisht, me të vra fizikisht”, është shprehur Haziri.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME