14.7 C
Pristina
Sunday, November 28, 2021

Kjo është skema e dyshuar e mashtrimit në emër të “gangsterit” Llepota, dy gra arrestohen

Mbi dy mijë euro dyshohet të kenë përvetësuar jashtëligjshëm dy gra, duke keqpërdorur emrin e Astrit Mehmeti – Llepotës, personazhit famëkeq të Podujevës që dyshohet për tentim-vrasje.

Dy të dyshuarat, kanë keqpërdorur emrin e Astrit Mehmetit për të përfituar të holla jashtëligjshëm. Mbi këto dyshime janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ato dyshohet se janë të përfshira në disa raste të mashtrimeve.

Të dyshuarat, me llogari të rrejshme në rrjetet sociale të hapura në emër të Astrit Mehmetit, përmes institucioneve për transfere parash kanë përfituar shumë parash duke i kërkuar ato rrejshëm në emër të “Llepotës”.

Paratë kryesisht janë kërkuar nga persona që ndodhen jashtë vendit dhe në disa raste janë kërkuar si huazim.

Media mëson se të dyshuarat për këtë vepër penale janë L.M., 29 vjeçare dhe B.H., 23 vjeçare.

Të dy femrat janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në vendbanimin e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 2060 euro, të cilat dyshohet të jenë përvetësuar nga veprat në fjalë.

“Llepota”, është arrestuar në prill të këtij viti në Spanjë, në bazë urdhërarresti ndërkombëtar lidhur me rastin e plagosjes në në Duplex.

Mehmeti dyshohet se kishte plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex”, para dy vitesh në Prishtinë.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME