14.7 C
Pristina
Sunday, November 28, 2021

Këto janë dy kërkesat e SBASHK-ut për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka paralajmëruar grevë në tërë sistemin arsimor të Kosovës, nëse Qeveria “Kurti” nuk i përkrahë edhe punonjësit e arsimit ashtu siç veproi me kategoritë e tjera, pensionistët e përfituesit e skemës sociale.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha se kërkesat e tyre janë që të ketë rritje të pagës pas rritjes se çmimit në disa artikuj dhe të zbatohet “Ligji për Paga” i cili ka mbetur pezull që disa vjet.

“Qeveria ‘Kurti’ në radhë të parë edhe Ministri Hekuran Murati ende nuk ka gjetur kohë që të takohet me sindikatat për të biseduar për kërkesat dhe hallet e tyre. Pas ngritjes së vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementarë, Qeveria duhet të bisedoj me sindikata dhe siç ka qenë dikur së paku të jetë një lëvizje modeste e pagave apo të punohet me sindikatat për ‘Ligjin e Pagave”, i cili del se është i harruar”, tha ai.

E në rast se Qeveria “Kurti”, nuk i merr parasysh kërkesat e kësaj sindikate, ata në nëntor do të fillojnë që t’i zbatojnë veprimet sindikale.

“Ne në nëntor do ta mbajmë një takim vjetor me Këshillin Drejtues që është organi më i lartë dhe takimet që i kemi në vazhdimësi dhe nëse nuk kemi asnjë lëvizje nga Qeveria dhe në mungesë të takimeve, Këshilli Drejtues duke e përcjell zërin e punëtorëve të arsimit mund të kërkoj edhe veprime sindikale të cilat ne jemi të obliguar që t’i zbatojmë”, tha ai.

Jasharaj tha se çdo herë kur ka pasur ngritje të çmimeve ka pasur edhe ngritje të pagës për punëtorët e arsimit në Kosovë.

“Kërkesa jonë po vjen pas ngritjes së çmimeve, është e natyrshme të ndodhë, çdo herë kur ka pasur ngritje të çmimeve, Qeveria ka reaguar me një ngritje modeste të pagës”, tha ai.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME