8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Burgim të gjatë të riut që vrau dy motra, besonte se kështu do ta fitonte lotarinë

Një adoleshent që kishte vrarë dy motra në një park të Londrës është dënuar me 35 vite burgim nga një gjykatë britanike.

Danyal Hussein, 19 vjeç, vrau Bibaa Henry-n dhe Nicole Smallman-in në një sulm që besoi se do t’i shërbente si sakrificë për një djall të emëruar “mbreti madhështor Lucifuge Rofocale” për t’ia mundësuar fitimin e lotarisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjykatësja e rastit iu drejtua të akuzuarit me fjalët: “Ti i bëre këto sulme të egra. I bërë për të vrarë. E bërë për të holla dhe për një kërkim të devijuar të fuqisë. Ishte një sjellje e llogaritur dhe e qëllimshme, e planifikuar dhe e kryer me saktësi.”

Gjykatësja tha se nuk pati mundësi që të akuzuarin e shpallur fajtor ta dënonte me burgim të përjetshëm, sepse ai është nën moshën 21-vjeçare.

Vetë i akuzuari ka refuzuar që të ofrojë dëshmi në gjykimin e vet, duke pretenduar se nuk është përgjegjës për vrasjet ose për shkrimin e një pakti me djallin.

Motrat ishin duke e vizituar parkun “Fryent” për një ndejë më 6 qershor të vitit 2020 për ta festuar ditëlindjen e njërës prej tyre, kur ishin vrarë nga sulmuesi.

Hussein-i e kishte therur njërën viktimë tetë herë, ndërsa tjetrën, e cila kishte luftuar, 28 herë. Për pasojë, sulmuesi e kishte prerë dorën e vet me thikën 12-centimetërshe. Ai më pas i kishte fshehur trupat në shkurre, ku ishin gjetur vetëm pas 36 orëve.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME