-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Pas shqiponjës, ja çfarë simboli bënë miset nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia

Mediet serbe, pas jehonës së madhe dhe komentimeve të ndryshme të fotografisë së djeshme ku vajzat përfaqësuese nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia me duar simbolizuan shqipen dy krenare, gjest ky që u kritikua edhe u quajt skandaloz, kanë publikuar një foto, ku tri nga katër ato vajzat kanë bërë simbolin e preferuar serb me tre gishta.

Lajmi është publikuar në portalin “Kosovo-online”, ku thuhet se pas stuhisë së kritikës dhe komentimeve të ndryshme drejtuar përfaqësueses serbe në Miss Interkontinental, Valentina Petroviç, për bërjen e shqiponjës me duar, ajo ka publikuar një foto ku ndodheshin vetë ajo së bashku me vajzat nga Shqipëria dhe Kosova, që kanë ngritur tre gishta në shenjën e njohur serbe.

Siç dihet, fotografia me vajzat që kishin simbolizuar shqipen me dykrerëshe, ku përveç vajzave nga Kosova edhe Shqipëria ishin edhe ato nga Mali i Zi e Serbia, ka bërë jehonë të jashtëzakonshme në mediet dhe rrjetet sociale në Serbi, ndërkohë që foto tjetër po vlerësohet si larje mëkati për veprimin e kryer më parë.

Në foton e dërguar nga Valentina Petroviç për medien “Telegraf Jetset”, shihen tri vajzat që kishin bërë shqiponjën më herët, e tash ngritin gishtat, por në të cilën mungonte përfaqësuesja e Malit të Zi Una Mugosha.

Me buzëqeshje në fytyrë edhe poza, tre gishta krahas serbes Valentina Petroviç në këtë foto gishtat i kanë ngritur edhe përfaqësuesja e Kosovës Besa Çitaku dhe ajo e Shqipërisë Frontina Gashi, të cilat një ditë më parë kishin simbolizuar me duar shqipen me dykrerëshe.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME