6.7 C
Pristina
Monday, November 29, 2021

Xhafer Tahiri po i rrezikohet jeta

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili synon edhe një mandat tjetër në këtë komunë ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, i cili e çoi në balotazh me PDK-në. Sipas Tahirit, LDK është rikthyer fuqishëm dhe që nga viti 2004, LDK në Vushtrri nuk e ka pasur rezultat më të mirë.

Tahiri tha se e ka pritur këtë rezultat zgjedhor.

“Në Vushtrri nga viti 2004 nuk e kishim këtë rezultat të votave si subjekt politik. Në të vërtetë unë e kam ditur dhe ja kam thënë ekipit tim se ne jemi tri subjekte të forta në qytetin e Vushtrrisë dhe do të kemi një shpërndarje më të barabartë të votave, prandaj kjo ndodhi. E kam pritur këtë rezultat”, u shpreh Tahiri.

“Në Vushtrri kemi pasur tri subjekte politike të fuqishme dhe ky rezultat shënon rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me rezultatin e vitit 2004, nga 6 asamblistë tani kemi 11 asamblistë çka do ta lehtësojë qeverisjen tonë katër vjeçare”, shtoi ai.

Tutje, Tahiri tha se kandidatin e PDK-së nuk e sheh si kundërshtar.

“As në vitin 2017 as tani kundërkandidati im nuk është kundërshtari im. Edhe në vitin 2017 kundërshtari im ishte PDK-ja edhe sot kundërshtari im është PDK-ja”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri, duke u shprehur se tani për tani ndoshta do ta rikonsideronte.

“Ndoshta do ta rikonsideroja prishjen e koalicionit me LVV-në në Vushtrri”, tha Tahiri.

Tahiri tha se gjatë mandatit qeverisës ka marrë kërcënime të cilat thotë se i ka raportuar në polici. Tahiri tha se kampi i PDK-së po bën fushatë për të me lajme të rrejshme duke e rrezikuar bashkë me familjen.

“Kampi i PDK-së po bën fushatë me lajme të rrejshme që po rrezikojnë jetën time dhe të familjes time”, tha Tahiri.

Sipas tij, këto faqe në internet po financohen nga një oligark që sipas Tahirit, pasurinë e ka krijuar babai i tij para luftës në mënyrë të dyshimtë.

“E ka vazhduar me ndërtime të egra në Vushtrri dhe qytetarët e dinë se ai do të bëhet drejtor i Urbanizmit, për të vazhduar e kompensuar financimin e fushatës. Prandaj i ftoj të heqin dorë prej kësaj fushate të egër”, tha Tahiri.

“Unë gjatë mandatit kam pasur kërcënime të cilat i kam raportuar në polici, nga adresa të panjohura e të cilat janë zhdukur e policia është duke i zhvilluar hetimet. Edhe për këto lajme të rrejshme do të hapim rast në Policinë e Kosovës dhe pres të marrin veprime të menjëhershme… Uebfaqja që po publikon lajme të rrejshme për mua është me bazë në Gjermani, ky biznesmen ka biznese në Gjermani, po them prap për mua të dyshimta për krejt qytetarët e Vushtrrisë të dyshimta, do të lajmërohen në organet e rendit”, shtoi ai.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME