5.7 C
Pristina
Thursday, December 2, 2021

Sa shpesh mund të infektohen me Covid-19 njerëzit e pavaksinuar

Për sa kohë do të zgjasë imuniteti natyror pas infektimit me Covid-19? Mund të mos jetë aq gjatë sa ç’mendoni.

Një studim në Universitetin Yale dhe Universitetin e Karolinës së Veriut, zbuloi se, mesatarisht, njerëzit e pavaksinuar infektohen përsëri me Covid-19, çdo 16 deri në 17 muaj.

Qëllimi i përgjithshëm i studimit ishte t’i jepte përgjigje pyetjes se për sa kohë zgjat imuniteti natyral pas infektimit me SARS-CoV-2?

Gjetjet bien ndesh me idenë se shërimi nga Covid-19 mundëson mbrojtje të përhershme nga virusi.

Studimi shqyrtoi të dhënat pas infektimit nga gjashtë koronaviruse të ngjashme me Covid-19, që datojnë që në vitin 1984. Periudha kohore pas infektimit varionte nga 128 ditë deri në 28 vjet në kushte endemike, që do të thotë se sëmundja gjendet vazhdimisht në popullsi.

Duke përdorur këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të vlerësonin kohën e riinfektimit për njerëzit e pavaksinuar – afërsisht 16 muaj mesatarisht. Kjo është më pak se gjysma e kohës që duhet për t’u riinfektuar nga koronaviruset e tjerë të transmetuar nga njerëzit, zbuluan ata.

“Riinfeksioni mund të ndodhë në tre muaj ose më pak,” shpjegoi doktor Townsend. “Prandaj, ata që janë infektuar natyrshëm duhet të vaksinohen. Infeksioni natyral mund të ofrojë shumë pak mbrojtje afatgjatë kundër infeksioneve të mëvonshme.”

“Rezultatet tona bazohen në kohët mesatare të zbehjes së imunitetit tek individët e infektuar,” tha Hassler për Yale Daily News.

“Ky imunitet mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër se mesatarja, në varësi të faktorëve si statusi imunitar, mosha etj”.

Studiuesit thonë se masat parandaluese shëndetësore dhe përshpejtimi i vaksinimit në nivel global, do të jenë “kritike” për minimizimin e vdekjeve nga Covid-19.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 57.2% e popullsisë së SHBA’së është plotësisht e vaksinuar dhe 66.2% e banorëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME