8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Rikthim në epokën Rugoviane/Qarri tregon se si LDK mund ta fitojë Prishtinën në balotazh kundër VV-së

Pas rezultatit dëshpërues të zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës shënoi një rritje të dukshme në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kështu, subjekti politik që sot udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku dhe një kryesi thuajse tërësisht e përbërë nga figura të reja, fitoi dy komuna, ndërsa shkoi në balotazh në tetë të tjera.

Po ashtu, LDK shënoi rritje edhe në votën e diasporës, nga ku fitoi 3164 vota.

Lidhur me këtë çështje ka folur publicisti Gani Qarri.

Ai tha se procesi zgjedhor i 17 tetorit ishte shembull për gjithë rajonin.

“Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, siç vlerësuan edhe vet vëzhguesit e BE-së, dhe vendeve me demokracinë më të zhvilluar evropiane e botërore, me përjashtim të komunave në veri, ku votimet mbi një dekadë, dirigjohen me forcë nga Vuçiqi dhe duart e zgjatura të Serbisë në Kosovë, si “lista serbe”, ishin shembull për gjithë rajonin, jo vetëm për organizimin e mirë por edhe për fushatën e qetë dhe vet debatin parazgjedhor, si dhe mbarëvajtjen e votimeve, pa asnjë problem për tu theksuar, përveç ndonjë delikti të vogël ,që janë mese normale në ngjarje të përmasave të tilla të mëdha”, u shpreh Qarri.

Me këtë rast, ai tha se medoemos duhet theksuar fort-faktin se këtyre zhvillimeve pozitive u paraprinë ndryshimet në vet kryesitë e partive politike, dhe veçanërisht me ardhjen e kryesisë së re të LDK-së me Lumir Abdixhikun në krye, parti që njihet si subjekti më i vjetër shtet formues në vend.

“Lumir Abdixhiku me kryesinë e re të LDK-së, shembullin më të mirë fillestar, të veprimeve të matura dhe sjelljeve me kujdes e largpamësi, e dëshmoi që nga votimi dhe mbështetja e presidentes Vjosa Osmani, respektimi i kuotës gjinore që është me shumë rëndësi të përmendet, si dhe veprimet tjera me takt dhe konform të gjitha situatave”, potencoi ai.

Publicisti Qarri tutje u shpreh se ky rezultat dëshmoi se kryetari dhe kryesia , bënë më të mirën për subjektin që udhëheqin.

“Me një fjalë, rezultati i zgjedhjeve të 17 tetorit, dëshmoi se kryetari dhe kryesia e reformuar, bënë më të mirën për subjektin që udhëheqin duke arritur ta kthejnë LDK-në, edhe pas vdekjes së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në shembull të mirësjelljes dhe kulturës politike, ndaj dhe nuk befason as rezultati që LDK si subjekt i reformuar, në zgjedhjet komunale, veçanërisht me kandidatin e vet shembullor për kryeqytetin e Kosovës”, nënvizoi Qarri.

Ai u ndal tek suksesi i LDK-së në kryeqytet duke thënë se kjo parti mund ta fitojë garën për kryetar me ndonjë koalicion paraprak.

“Për aq më tepër, suksesi i LDK-së, të cilin ajo si subjekt serioz politik, dëshmoi në zgjedhjet lokale, në krye me udhëheqjen e re dhe të reformuar, veçanërisht në kryeqytetin e Kosovës me kandidatin e përzgjedhur shembullor prej saj për të parin e Prishtinës, i cili me ndonjë koalicion paraprak, në votimet që do të mbahen për balotazh me 14 nëntor, mund të fitojë edhe garën për kryetar, përveç se do ta rritë peshën dhe reputacionin e partisë, padyshim se do të ndikojë shumë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në rrafshin nacional, ku pritet të ndryshojë situata për të mirë, në favor të LDK-së, si subjekti më i vjetër dhe partia e parë shtet formuese e Kosovës, si në Epokën Rugoviane”, përfundoi Qarri.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME