8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

“Zoti u marroftë, o të pafytyrë”/ Tërbohet analisti nga Amerika me ‘komandantët’, tregon çfarë kanë bërë kundër familjes Jashari

Ende po vazhdon debati i zgjedhjeve në Skenderaj, ku PDK-ja fitoi kundër Idealit të Bekim Jasharit.

Edhe pse Jashari ka thënë se ka fakte se fitorja i është vjedhur nga PDK-ja, mirëpo pretendimet e tijë mbeten të verifikohen nga Gjykatat në Kosovë, pasi PZAP nuk i ka pranuar ankesat e tij.

Për këto zgjedhje, ka reaguar edhe njëherë analisti nga Amerika, prof. Dr. Bainak Maxharraj.

Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale ka kritikuar ashpër PDK-në dhe ‘komandantë’t.

Ai shprehet se PDK-ja është thirrur çdo herë në familjen Jashari, e në krahë të tyre pastaj morën pushtetin dhe vodhën e plaçkitën shtetin.

Maxharraj i akuzon këta ‘komandantë’ se edhe në luftë e lanë familjen Jashari vetëm përballë Serbisë, qysh po i akuzon tani se dolën kundër kësaj familje.

Ai tutje shkruan se këta nuk kanë qëndrim njerëzor ndaj familjes Jashari.

Shkrimi i plotë:

JASHARËT NUK THYHEN.

Ju komandantët që tani jeni strehuar në PDK, e luftuat familjen e shenjët të Jasharëve të Prekazit gjatë luftës. E shantazhuat, ua ndalët ndihmat të derguara nga disapora për blerjën e armëve.

Ju komandantët e kaqubave nuk i dolët në ndihmë kur kjo familje e vetme po luftonte me ushtrinë e Serbisë ndërë më të fortat në Evropë. Heroikisht luftoi tri ditë e tri netë duke i bërë ballë altilerisë së kësaj ushtrie.

Tri ditë e tri netë heroikisht luftoi kjo familje në krye me komandantët Adem dhe Hamëz Jasharin. Nuk iu trembë as syri sepse luftonin me hakikat, luftonin më zemër për lirinë e Kosovës. Luftuan derisa më nuk u dëgjua pushka e tyre sepse ata të gjithë mbi 58 anëtarë gjatë tri ditë e gjatë tri netëve ishin masakrua nga ushtria më e fuqishme në Evropë pa i ardhë në ndihmë askush.

Ata ranë heroikisht të gjithë në altarin e lirisë.

Por, ju komandantë që gjatë luftës më shumë fshiheshit pas kaçubave, ju pas luftës pa fije turpi dhe pa as dy gishta fytyrë thirreshit, përbetoheshit në familjën e Jasharëve, jo pse e donit por për përfitime materiale. Në emër të kësaj familje ju komandantë vodhët dhe plaçkitet sa keni mujtë këtë shtet derisa u pasuruat në milionera duke e lanë popullin në vuajtje që nga zori ikëte nga vendi pa e shiju lirinë e shumëpritur.

Zoti ju marroftë o të pafytyrë, sepse ju komandantët i vodhët edhe mjetet që ishin dhënë për ndërtimin e memorialit të Jasharëve, i cil sot e kësaj dite ka mbetë i shëmtuar.

Por, ju komandantë që jeni strehuar, strukur si qyqet e zeza në PDK edhe sot nuk keni respekt, nuk keni qëndrim njerëzor ndaj kësaj familje, nuk keni respekt ndaj heronjve të kombit Adem dhe Hamëz Jasharit, nuk keni respekt për gjakun e derdhur të kësaj familje për lirinë e Kosovës që ju sot pa të drejtë e gëzoni dhe po e keqpërdorni.

Ju sot si qyqet e zeza, si shtrigat jeni qua prapë kundër kësaj familje.

A ka gjë më turpshme kur sot kësaj familje ia vidhni edhe votat e popullit që kjo familje mos të fitoj në zgjedhjet në Skenderaj, ashtu njësoi siç ia vodhët edhe ndihmat gjatë luftës dhe e latë pa armatim.

Hajnat nuk kanë fytyrë, janë të pa fytyrë. Të tillë ishit në luftë, të tillë jeni në paqe hajna dyfyrësh.

Por, mbajeni në mend ju komandantë të djallit më kot e keni sepse kurrë nuk mund ta gjunjëzoni dhe të thyeni këtë familje, sepse ju komandatë hajna, plaçkitës jeni të vegjël ndaj kësaj familje e cila e ka lagur truallin e Kosovës me gjakun e saj për lirinë e Kosovës.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME