11.7 C
Pristina
Saturday, November 27, 2021

Strategjia e ‘spiunazhit të butë’ – Ja si presidentja Osmani i prishi planet serbo-ruse

Para pak ditësh, me kërkesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i ka shpallur “non grata” dy diplomatë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Presidentja Osmani njoftoi se këta dy zyrtarë rusë kanë zhvilluar aktivitet të dëmshme, duke cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, ajo theksoi se Kosova është e vendosur në luftën kundër ndikimit rus në rajon dhe se do të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në për të parandaluar tentimin që Kosova të jetë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së”, deklaroi presidentja Osmani.

E për të komentuar këtë vendim të presidentes me MPJ-së për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala dhe analisti politik, Ruzhdi Peçani.

Shala: Rusia ka tendenca të krijojë një narracion ndërkombëtar duke shtrembëruar realitetin e Kosovës

Në prononcimin e tij për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala vendimin e presidentes Osmani për dëbimin e diplomatëve rusë e vlerësoi si reagim korrekt.

Ai konsideroi se ky vendim është marrë edhe nga vlerësimet e mekanizmave të sigurisë.

“Ky vendim i marrë nga ana e presidentes ka burimin e saj në vlerësimet nga mekanizmi i sigurisë dhe çdo person/organizatë që cenon sigurinë e vendit duhet që të ketë reagim dhe veprim konkret si në rastin në fjalë”, deklaroi Shala.

Tutje, eksperti i sigurisë shpjegoi edhe tendencat e shtetit rus brenda Kosovës, ku sipas tij dihet ndërkombëtarisht se aleati i Serbisë tash e sa vite synon ta shtrembërojë realitetin e vendin tonë.

“Dihet botërisht që Rusia ka tendenca të krijojë një narracion ndërkombëtar duke shtrembëruar realitetin e Kosovës dhe të arriturat e saj, në aspektin e brendshëm por edhe atë të jashtëm”, theksoi ai.

Në fund, Shala kërkoi që të rriten kapacitetet në institucionet e sigurisë, në mënyrë që të bëhet identifikimi i rrezikshmërisë nga projektet dhe planet e Serbisë të cilat kanë lidhje me Rusinë.

“Pra institucionet e sigurisë duhet domosdo të rritin kapacitetet e tyre në drejtim të identifikimit të rrezikshmërisë, të cilat mund të vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj paramilitare të cilat kanë lidhje me formacionet WAGNER të Rusisë të cilat janë të lidhur ngusht me politikën e jashtme ruse”, përfundoi Drizan Shala.

Peçani: Strategji e “spiunazhit të butë”

Kurse, analisti politik, Ruzhdi Peçani tha se institucionet e sigurisë duhet të kenë njohuri nëse këta diplmatë rusë ishin informatorë apo spiun.

Ai në prononcimin e tij për gazetën “Bota sot”, bëri të ditur se strategjia e “spiunazhit të butë” nuk përfshinë diplomatët.

“Se dy zyrtarët rusë ishin informatorë apo spiun, kjo mbetet në dijeninë e organeve të sigurisë dhe AKI. Agjencioni i sigurisë, patjetër se ka ndërdije, se strategjia e “spiunazhit të butë” nuk përfshinë diplomatët e kamufluar, të cilët janë përherë nën vëzhgimin e syrit nga agjentët e kundër zbulimit. Kjo strategji është angazhim i agjentëve me ndikim –të cilët ndonjëherë me vetë dëshirë, ndonjëherë të manipuluar, po edhe ata të cilët punojnë dhe veprojnë në interes të shteteve të huaja, në këtë rast Rusisë”, deklaroi ai.

Sipas Peçanit, shteti rus përmes radhëve serbo-rus po bënë luftë speciale duke ndikuar në mediat dhe portalet e Ballkanit Perëndimor

“Jemi në dijeni, se Rusia po zgjeron ndikimin në shtetet e Ballkanit duke shfrytëzuar rrathët serbo-rusofilë duke filluar me luftën speciale, duke ndikuar në mediat dhe portalet përmes projekteve mediatike, kështu kemi luftën hibride ruse në Ballkanin Perëndimor.

Si shembull kemi tentimet e ndikimit në politikën e brendshme, por më tepër plasimin e informative, gjegjësisht dezinformatave. Në regjistrin e tyre zakonisht figurojnë, të dhënat e dhimbshme, për popujt e vegjël”, theksoi analisti.

Po ashtu, ai tha se në këtë rast më lehtë zbulohet një spiun klasik, se sa veprimet malicioze të disa mediave dhe gazetarëve civil.

më lehtë mund të gjykojmë një spiun klasik, për një vepër penale, se sa të dëshmojmë veprimet malicioze të gazetarëve apo aktivistëve të sektorit civil. Ekziston dyshimi se tek ne mund të ketë portale që po luajnë lojën ruso-serbe të luftës hibride, të shpresojmë me pavetëdije se kanë rënë në rrjetin e saj”, nënvizoi Peçani.

Në vazhdim, analisti vlerësoi se me spiunët merren agjentët, ndërsa agjentët udhëhiqen nga informatorët. Gjithashtu, ai përmendi edhe faktin se jo vetëm Kosova, por edhe 25 shtete të ndryshme në botë kanë dëbuar diplomatë të ndryshëm rusë.

“Me spiunim merren agjentët, të cilët punojnë për para, ngase ata shantazhohen apo edhe për shkaqe ideologjike. Informatorët udhëheqin me agjentët. Kështu, këta nuk kanë pse t´i zhysin duart e tyre. Këtu kthehemi tek zyrtarët e larguar rus detyrimisht. Largime të diplomatëve rusë kanë ndodhur kohëve të fundit në 25 shtete të globit”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, Peçani vlerësoi se pas këtij vendimi, Kosova është më e sigurt dhe se vendimi i presidentes Osmani është i duhur.

“Tani po të shtrojmë pyetjen se a është më e sigurt Kosova – padyshim se po. Ky do jetë edhe një “grusht”, në mesin e 25 shteteve, për kapacitetet e shërbimit informative rus.

Vendimin e Kosovës e ka quajtur “normal” eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin John Hopkins, Daniel Serëer.

Presidentja znj,Vjosa Osmani –Sadriu është zotuar se Kosova do të punojë edhe më tej me amerikanët dhe evropianët, “për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse””, potencoi analisti.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...