11.7 C
Pristina
Saturday, November 27, 2021

Gazeta kroate: Skandali i Vuçiqit ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa shqiptarë

“Politika fiton mbi sportin”, shkruan në mbititull gazeta kroate Veçernji List, në një artikull mbi vendimet skandaloze të autoriteteve serbe për t’i ndaluar hyrjen në territorin e saj ekipit përfaqësues të Kosovës në boks.

Boksierët e Kosovës kanë bërë tri përpjekje për të hyrë në Serbi – për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që fillon të hënën në Beograd – në dy ditët e fundit, por janë ndalur në kufi nga autoritetet e Serbisë.

Madje herën e dytë provuan të hyjnë në Serbi nga pika kufitare e Konçulit pa mbajtur uniformat me simbole të Kosovës. Por as kjo nuk ka mjaftuar.

Ngjarja ka marrë vëmendje në Kroaci. E përditshmja kroate Veçernji List, në verisionin e saj online e cilëson skandaloz vendimin e autoriteteve serbe.

Më shumë sesa mbititulli i gazetës që shkruan: “Politika fiton mbi sportin”, më i ashpër e që shpërfaq raportin e regjimit të Vuçiqit ndaj kosovarëve, është titulli i artikullit të Veçernji List.

“Skandal: Vuçiq ‘pështyn’ në fytyrë sportin – Kampionati Botëror i boksit në Beograd pa kosovarë”, shkruhet në titullin e artikullit të gazetës kroate.

Lidhur me ndalimin e hyrjes së ekipit përfaqësues të Kosovës në boks brenda territorit të Serbisë, kanë munguar reagimet e krerëve shtetërorë të Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Por, sot ka reaguar Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC).

IOC-ja e ka lënë përgjegjës Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA) lidhur me diskriminimin që është bërë ndaj Kosovës.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME