8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Dalin provat e dorëzuara nga Bekim Jashari në Gjykatë

Lista e Pavarur e Bekim Jasharit ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për blerje të votave në zgjedhjet e 17 tetorit nga ana e partisë kundërshtare në këto zgjedhje që edhe arriti të dalë e para në Komunën e Skenderajt, Partia Demokratike e Kosovës.

Fletëvotimet e pavulosura në vendvotime të ndryshme, pabarazia e fletëvotimeve për kryetar dhe atyre për Kuvend Komunal, janë dy arsye të tjera që kanë çuar deri te ankimi në Supreme.

Apeli i kësaj liste drejt Supremes erdhi pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka konsideruar të pabazuar ankesën e tyre lidhur me dyshimet për manipulim të votave në favor të Fadil Nurës – kandidat për kryetar komune nga PDK.

Kësaj ankese të fundit i janë bashkëngjitur disa prova më shumë sesa asaj drejtuar PZAP-së, për të qenë më bindës në kërkesën e tyre që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Në një nga provat e kësaj ankese, të cilën e posedon media pretendohet se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, në disa fotografi të shkrepura në hyrje të një vendvotimi, shihet i shoqëruar nga një grup personash me të cilët bisedon.

Dyshimet se deputeti i PDK-së ka gisht në manipulim të votave në këtë komunë, i bën më të forta dëshmia e një personi që thotë se është paguar nga i njëjti me vlerë prej 50 euro për të votuar PDK-në.

Një tjetër provë e paraqitur në këtë apel, janë pamjet ku shihet se ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, i cili nuk ka të drejtë vote në Skenderaj, po qëndronte në hyrje të një qendre të votimit në fshatin Polac, ku ankuesit pretendojnë se u bënte presion komisionerëve.

Gani Koci, i cili ka votuar në Prishtinë, në këto pamje pretendohet se është larguar me disa komisionerë nga hyrje-dalja e qendrës së votimit në Polac.

Bazuar në provat që kjo listë pretendon se ka, tashmë janë në pritje të një vendimi pozitiv nga ana e Gjykatës Supreme.

“Jemi ankuar në PZAP por na u është refuzuar kërkesa, pastaj kemi dërguar ankesë në Gjykatën Supreme dhe jemi në pritje të një vendimi. Ankesa jonë e dërguar në Supreme ka më shumë prova, meqë çdo herë e më shumë po na vijnë dëshmi që tregojnë se aty është bërë shitje e votave”, ka thënë për redaksinë, Koordinatori i Listës së Pavarur Bekim Jashari, Leutrim Sahiti.

Pretendimet se ka shkelje në zgjedhjet e mbajtura në këtë komunë, janë të forta edhe nga mbrojtja ligjore e kësaj liste, nga ku për redaksinë thonë se “provat tregojnë që në tri apo katër vendvotime ka pasur blerje të votave”.

Një “provë” tjetër thotë avokati Durim Osmani, përpiluesi i ankesës për Listën e Pavarur të Bekim Jasharit, është fakti që “nuk janë marrë masa të nevojshme që e ruajnë intensitetin e zgjedhjeve por vetëm janë suspenduar disa zyrtarë të zgjedhjeve që kanë përfaqësuar interesat e PDK-së dhe të njëjtit janë ndaluar të mos marrin pjesë në zgjedhje për katër vjet”.

“Një tjetër provë konsiderohet fakti që ka pasur shitblerje të votave, gjë që e tregojnë disa komunikime në telefon që besojmë se do të ndikojnë që vendimi përfundimtar i Supremes të jetë përsëritja e zgjedhjeve në Komunën e Skenderajt”.

Ankesa është deponuar në Gjykatën Supreme të premten, derisa vendimi pritet të merret të hënën e 15 tetorit.

Madje, siç është njoftuar nga Lista e Bekim Jasharajt ditë më parë nëpërmjet një komunikate për media, një incident midis Kocit dhe një asistenti të qendrës së votimit ka ndodhur në fshatin Polac.

“Gani Koci, ish deputeti i PDK-së, kërcënon asistentin e qendrës së votimit në Polac, Mentor Koca”, nisi njoftimi.

“Deri tek incidenti ka ardhur pasi që ish deputeti Koci, ka provokuar dhe ofenduar z. Mentor Koca duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jasharin dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi”, u tha më tej në njoftim.

Për parregullsitë që pretendohen se kanë ndodhur e të cilat prekin vetë emrin e Gani Kocit, ka reaguar ky i fundit, duke I quajtur “shpifje idioteske”.

Koci ka paralajmëruar padi ndaj mediave që kanë publikuar videon ku shihet se ka vizituar një nga vendvotimet e Polacit.

“Për këtë shpifje idioteske, autorët e saj dhe RTV Okarina, një media për mua e panjohur, do përgjigjen para Gjykatës. Padia është gati!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ish-deputeti i PDK-së ka mohuar pjesëmarrjen e tij në këtë vend, duke thënë se në asnjë moment nuk shihet të jetë ai në videon e bërë publike.

“Në këtë video të stisur e të shpifur, as nuk shihem as nuk jam nga këta njerëz dhe as nuk kam qenë kurrë në këtë vend. Unë kurrë në jetën time as jam blerë dhe as nuk jam shitur! Kot e keni ju shpifës e të shitur”, ka shkruar më tej ai.

Bazuar në rezultatin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Fadil Nura i PDK-së ka fituar gjithsej 12 mijë e 586 vota apo 57.99 për qind të votave, duke lënë në vend të dytë kryetarin e deritanishëm të Skenderajt, Bekim Jasharin me tetë mijë e 821 vota apo 40.64 për qind të votave.

Lista e Pavarur Bekim Jashari ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme për blerje të votave në zgjedhjet e 17 tetorit nga ana e partisë kundërshtare në këto zgjedhje që edhe arriti të dalë e para në Komunën e Skenderajt, Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...