-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Turqia merr vendimin drastik, shpall ‘non-grata’ 10 ambasadorë, mes tyre edhe të SHBA-së

Dhjetë ambasadorë përfshirë ata të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara janë tani vetëm një hap larg nga dëbimi nga Turqia, pasi bënë thirrje për lirimin e aktivistit, Osman Kavala.

Ambasadorët e 10 vendeve që bënë thirrje për lirimin e aktivistit turk, Osman Kavala do të shpallen “persona non grata”, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

“E kam urdhëruar ministrin tonë të Jashtëm që t’i shpallë këta 10 ambasadorë persona non grata sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan.

Ministria e Jashtme turke thirri ambasadorët të martën, për atë që siç tha, se ishte një deklaratë “të papërgjegjshme”.

Të dërguarit kishin lëshuar një dokument të rrallë të përbashkët që kërkonte një zgjidhje të shpejtë të rastit të liderit të burgosur të shoqërisë civile.

Kavala gjendet në burg që nga fundi i vitit 2017, i akuzuar për financimin e protestave të vitit 2013, dhe pjesëmarrjen në një grusht-shtet të dështuar në vitin 2016, gjë të cilën ai e mohon.

Ambasadorët në fjalë janë përfaqësuesit e SHBA-së, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë, në Ankara.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME