-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

PDK dënon kërcënimet ndaj Ramiz Lladrovcit, kërkon të merren masa nga organet e drejtësisë

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka dënuar ashpër kërcënimet e fundit ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Abdullahu ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar jetësisht që vullneti i qytetarëve të Kosovës të shprehet lirshëm dhe të vije në shprehje përmbajtësisht demokracia, pa kurfarë dallime dhe në të gjtha komunat e Kosovës.

“Jemi kundër çdo keqpërdorimi, kundër çdo shkelje të procedurave dhe kundër çdo kërcënimi që ky vullnet të ndryshohet. Jemi të shqetësuar dhe të brengosur për rastin e Drenasit, konkretisht kërcënimit që iu është bërë në adresë të kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Drenasit, Ramiz Ladrovci”, tha Abdullahu.

Zëdhënësi i PDK ka kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin çdo kërcënim dhe të ndërmarin masa adekuate kundër të gjithë atyre që guxojnë të kërcënojnë këdo në Kosovë.

“Vullneti i qytetarëve të Drenasit nuk mund të ndryshohet më kërcnime. Demokracia, konkretisht vullneti i lirë i qytetarëve të kësaj komune do të ngadhnjej dhe PDK mbron me konsekuencë këto vlera”, tha Abdullahu.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME