8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Lladrovci reagon pas arrestimit të personit që e kërcënoi atë – ka një mesazh për të

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas arrestimit të personit që e kanosi atë.

Ai u shpreh se nuk e ka njohur personin në fjalë dhe nuk ka pasur njohuri se cilat janë motivet e këtij kërcënimi.

“Si prind e familjar, si kryetar komune dhe veprimtar politik gati katër dekada, për idealet dhe qëllimet politike, nuk jam ndalur, as do të ndalem. Shpifjet as kërcënimet kundër meje, pavarësisht burimit, nuk më ndalin të punoj dhe zbatoj ligj. Kundërshtar e armik të vetëm e të papajtueshëm kam pasur vetëm një, e ai ishte regjimi okupator”, shkroi në Facebook Lladrovci, përcjell “Bota sot.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderuar,

Si person me veprimtari politike, nga vitet ’80 e këndej, kam parë e përjetuar sulme të ndryshme, nga persona të ndryshëm. Nuk ia kam pasur frikën as shpifjeve as kërcënimeve të hapura apo anonime, por, të gjitha i kam paraqitur pranë organeve përgjegjëse.

Është për keqardhje dhe u ndjeva keq nga lajmi në një portal lidhur me një qytetar, sipas Policisë, është kërcënues ndaj meje, tek i cili u gjetën edhe armë dhe radiolidhje. Këtë person as e njoh as nuk kam pasur njohuri se cili është, apo cilat janë motivet e tij.

Kërcënimet e fundit gjatë fushatës zgjedhore, me emra e identitete të rrejshme, në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar të zbulohen, ky është rasti i parë. E falënderoj Policinë për punën profesionale.

Si prind e familjar, si kryetar komune dhe veprimtar politik gati katër dekada, për idealet dhe qëllimet politike, nuk jam ndalur, as do të ndalem. Shpifjet as kërcënimet kundër meje, pavarësisht burimit, nuk më ndalin të punoj dhe zbatoj ligj. Kundërshtar e armik të vetëm e të papajtueshëm kam pasur vetëm një, e ai ishte regjimi okupator.

Jemi në kohën para balotazhit dhe uroj që gjithçka të vazhdojë, sikur deri më tash, me kulturë dhe qytetari shembullore, ashtu sikur na ka hije, komuna më e mirë në Kosovë, komuna edhe me qytetarët më të mirë.

Faleminderit!

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME