-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Liri Loshi analizon pse VV-ja nuk fitoi në zgjedhjet komunale, çka bëri keq Arben Vitia dhe si u ngrit Uran Ismaili?

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka kritikuar kandidatët e kësaj partie për kryetarë komunash. Ai ka thënë se ata nuk e sakrifikuan postin tjetër të tyre për të fituar në zgjedhjet e 17 tetorit, përcjell Bota sot.

Loshi ka përmendur kandidatin e VV-së për Prishtinë Arben Vitia, i cili ka dhënë dorëheqje në ditët e fundit kur po afrohej fushata, duke lënë pas vetes mundësinë që të kthehet sërish në këtë post.

Sipas mjekut të UÇK-së, VV-ja do të mund të fitonte Mitrovicën, Prishtinën dhe Gjakovën, me një qasje vetëmohuese, ku kandidati e braktis një post definitivisht për ta synuar një tjetër.

Loshi ka përmendur edhe kandidatin e PDK-së për Prishtinë Uran Ismailin, i cili braktisi postin e deputetit dhe sakrifikoi veten për të mos e lejuar Vitinë të fitojë në këtë komunë dhe për ngritjen e imazhit të një PDK-je të reformuar në Prishtinë.

Reagimi i plotë i Loshit në Facebook:

Komuna nuk fitohet me duar në xhepa. Uran Ismaili i PDK-së e la postin e deputetit duke e ditur se nuk kishte gjasa ta fitonte Prishtinën. Pse e bëri këtë? Sepse, sakrifikoi për ngritjen e imazhit të një PDK-je të reformuar në Prishtinë. Krahas kësaj, ai sakrifikoi edhe për të pamundësuar Vetëvendosjen ta fitojë Prishtinën pa balotazh. Dhe, mund të themi se të dy objektivat e tij i ka arritur. Sot, Uran Ismaili nuk është deputet i Kuvendit të Kosovës, por është autoriteti numër një në partinë e tij. Pas kësaj sakrifice, PDK-ja nuk mund ta anashkalojë Uran Ismailin për asnjë vendim politik. Pra, ai nuk është deputet, por për nga fuqia politike e kalon edhe vetë kryetarin e partisë.

Arben Vitia nuk dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë deri në ditët e fundit kur po afrohej fushata. Edhe kur dha dorëheqje, pas vetes la një ushtrues detyre dhe jo një ministër që vazhdon mandatin e tij. Pra, e la mundësinë për t’u kthyer prapë në postin e ministrit. Kjo nuk flet mirë për besimin që ai kishte ndaj fitores në Prishtinë. Pra, kandidati i PDK-së sakrifikoi që Vetëvendosje të mos e fitojë Prishtinën, kurse kandidati i Vetëvendosjes nuk sakrifikoi për fitoren e vet dhe të partisë së tij.

Me qasje vetëmohuese mbase mund të fitohej edhe Mitrovica me Armend Mujën dhe mund të fitohej edhe Gjakova me Mimoza Kusarin. Mbase, Vetëvendosje do t’i fitojë prapë Prishtinën dhe Gjakovën, por gjasat më reale do të ishin me një qasje vetëmohuese, ku kandidati e braktis një post definitivisht për ta synuar një tjetër.

Nëse ka ndodh njëherë që votat ekstra të sigurohen nga euforia, më kjo nuk do të ndodh. Votat ekstra do të fitohen nga vetëmohimi, apo sakrifica. Tani pra e dimë këtë, por mund të jetë pak vonë. Dhe, çështja nuk është të dish diçka, por të jesh i gatshëm për ta bërë atë.

Vetëdija qytetare për votën e lirë është ngritur, prandaj duhet të ngrihet edhe niveli i përgjegjësisë së politikanëve që pretendojnë postet e caktuara. Nuk mundesh me një këmbë me qenë deputet, ose ministër e me këmbën tjetër kryetar komune. Edhe t’ju them diçka sinqerisht, hiç nuk po shkon që kandidatët e partive tjera me sakrifiku postin e deputetit për të garuar për kryetar komune, kurse Vetëvendosje jo. Ne kemi besuar se Vetëvendosje ka më shumë njerëz që sakrifikojnë për partinë, sesa partitë tjera. Sakrifica për partinë është investim afatgjatë jo vetëm për të ardhmen e partisë, por edhe për të ardhmen tënde.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME