7.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Deputeti shqiptar në Serbi: Vuçiq po shtyp shqiptarët, ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, që përfaqëson Luginën e Preshevës, ka folur sot nga Shkodra për atë që ai e quan “shtypja e shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Presidentit Vuçiq dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.”

Gjithashtu, deputeti shqiptar ka komentuar dhe nismën e “Open Balkan”, për të cilën është shprehur se “nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”.

Deputeti Kamberi ka deklaruar se “Vuçiq me dy standarde ku nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër përmend termin bota serbe duke përjashtuar gjithë të tjerët dhe ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë, si dhe tenton shpopullimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”. Sipas tij, duhet më shumë mbështetje nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Nuk mund të ketë “Open Balkan”, përsa kohë shqiptarët në Serbi janë të shtypur. Nuk mund ta kritikoj këtë procedure, por s’mund të ketë përjashtime. Kam kritika edhe për administratën e Brukselit që po detyron Kosovën dhe Serbinë të firmosin disa marrëveshje që ndoshta nuk janë të duhurat”, ka thënë deputeti Kamberi.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME