-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Afrim Muqiqi paralajmëron protesta të jashtëzakonshme shkaku i masave të reja

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve është ulur dukshëm, e qeveria në vendimin e ri zbuti masat në luftën kundër Covid-19. Por, edhe pse u hoq ora policore, ende ka pakënaqësi lidhur me vendimin e fundit. Oda e Hotelerisë dhe gastronomët paralajmërojnë protesta të jashtëzakonshme sepse ndihen të tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Afrim Muçiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit është tejet i pakënaqur me masat e reja kundër virusit SARS‐CoV‐2, ku ende nuk lejohet të organizohen ahengje, veprimtari në klubet e natës, koncerte, dasma e të tjera ngjashëm.

Madje Muçiqi për Express tha se ndihet i tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe paralajmëroi protesta në ditët në vazhdim.

“Në një takim që kemi pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, ata kanë propozuar që dasmat të lejohen me disa kushte: a) Të vendoset një person i autorizuar ku kërkon nga të pranishmit certifikatën e vaksinimit apo testin negativ, b) Dasmat të përfundojë në ora 21:30 c) Barra e penalizimit i takon pronarit të sallës së dasmës nëse masat nuk respektohen”, është shprehur Muçiqi.

Sipas tij, ishte vetë ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha Bunjaku, që bëri këto propozime me të cilat Oda e Hotelerisë dhe Turizimit u pajtua. Megjithatë ky premtim u la jashtë vendimit të sotëm, e rrjedhimisht të fundit ndihen të tradhtuar.

“Ne ndihemi të tradhtuar sepse ka qenë vetë propozim i Dafina Gexha Bunjaku – Ushtruese e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, ku ne marrim obligim t’i zbatojmë masat e propozuara nga ajo. E në vendimin e fundit, përkundër premtimit, ne jemi ndëshkuar duke mos u lejuar ahengjet e dasmat”, ka thënë Muçiqi.

“Qeveria ka përdorur standard të dyfishtë, shpejt do të vendosim si do të kundërpërgjigjemi, por e sigurt që do të ketë protesta të jashtëzakonshme” , premtoi Muçiqi.

Ndërkohë shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00

Të pakënaqur me vendimin e Qeverisë janë edhe gastronomët ku nesër, në ora 21:30, do të dalë në protestë para Qeverisë së Kosovës Shoqata e Gastronomëve.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik”, shkruan në postimin e tij Kllokoqi.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME