8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Syla i reagon ashpër drejtorit të Policisë që nuk ofroi garancë të mjaftueshme për krerët e UÇK-së

Gazetari Valon Syla ka reaguar në rrjetin social Facebook pas raportimit se Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, nuk ka ofruar garanci të mjaftueshme në Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Pas raportimit gjatë ditës së djeshme rreth ofrimit të garancisë së pamjaftueshme nga drejtori i PK-së, Samedin Mehmeti, gazetari Syla ka pyetur nëse “ky shtet është i Kosovës, apo i EULEX-it”.

“Nëse shefi i Policisë tonë s’mundet me garantu për Thaçin e Veselin, për kë garanton ky. Për mu, për qytetarë të rëndomtë, apo për pakica. Për kënd po garantojka shefi. Çfarë profesionalizmi qenka ky, me garantu për disa, e për disa jo”, ka shkruar ndër të tjerash Syla.

Ai ka ngritur dyshime nëse drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po zbaton urdhrat e dikujt tjetër.

Sipas raportimit të djeshëm nga lajmi.net, Mehmeti nuk është përgjigjur në detaje nëse Policia e Kosovës, të cilën ai e drejton mund të plotësojë kushtet specifike të kërkuara nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për të qenë e gatshme dhe për t’i monitoruar të akuzuarit në rast të kthimit të tyre në Kosovë për t’u mbrojtur në liri.

Veprimi i Drejtorit të PK-së është komentuar edhe nga mbrojtja e të akuzuarve, nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake dhe nga Paneli i Gjyqtarëve të Apelit, në shqyrtimin e kërkesave për lirimin nga paraburgimi të ish krerëve të UÇK-së.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Nëse Shefi i Policisë tonë s’mundet me garantu për Thaçin e Veselin, për kë garanton ky. Për mu, për qytetarë të rendomtë, apo për pakica. Për kënd po garantojka shefi. Çfarë profesionalizimi qenka ky, me garantu për disa, e për disa jo. Apo thjeshtë shefi i policisë po e dëgjojka dikë tjetër… çfarë shteti është ky, i Kosovës, apo i EULEX’it? /OurKosovo/

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME