-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Po të mos ishte KFOR-i, çfarë do të ndodhte në veri?

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave.

Serbët i larguan kamionët dhe veturat që e bllokonin kufirin me Kosovën të shtunën, pasi trupat e NATO-s u vendosën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes mes vendeve fqinje për targat e veturave.

Pritet që edhe policia speciale e Kosovës të tërhiqet nga pikëkalimi kufitar në veri të vendit rreth dy javë pasi serbët i bllokuan rrugët, kur Kosova vendosi targa të përkohshme të veturave për të gjitha veturat nga Serbia.

Qeveria e Kosovës tha se vendimi është hakmarrje për masat serbe kundër vozitësve nga Kosova që nga viti 2008, kur Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, prandaj veprimet e saj si regjistrimi i veturave dhe kontrontimi i këtij muaji arritën në dhunë.

Megjithatë, të dyja vendet, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, të enjten arritën marrëveshje për të përdorur etiketa në targat e veturave për t’i mbuluar simbolet shtetërore dhe që ta lejojnë NATO-n, që ka rreth 3.000 trupa në Kosovë, për ta kontrolluar zonën.

Serbët lokalë të shtunën biseduan me ushtarët sllovenë, të cilët janë pjesë e forcës së NATO-s, përderisa ata po i largonin barrikadat e veturat e policisë së Kosovës qëndronin në pikëkalimin kufitar. Afati i fundit për tërheqjen e tyre është ora 4 e pasdites.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME