-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Si është kushtëzuar Serbia nga Rusia që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës?

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Rusia, Serbisë i ka kushtëzuar me dhënien e Industrisë së Naftës Serbe Rusisë.

Kështu pohon eksperti serb i sigurisë, Darko Trifunoviq në pjesën e tretë të dokumentarit “VIRUSSIA”, duke shtuar se rusët gazin e tyre e kanë sjell për aspekt politik.

“Drejtpërdrejt lidhet dhënia e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ata me energjinë e tyre, e sjellin edhe segmentin politik”, shprehet Trifunoviq.

Sipas tij, përvec kësaj, Serbia gazin rus e blen më shtrenjtë se Kroacia.

“Aktualisht Serbia e blen gazin rus, i cili është më shtrenjtë se gazi i njëjtë rus, i cili kalon përmes Serbisë në Kroaci. Sepse, Kroacia e ka edhe operatorin e tretë dhe atje nuk ka monopol”, thotë ai.

Drejtoresha e Qendrës për Studimeve Euro-Atlantike me qendër në Beograd, Jelena Miliq tregon se Rusisë nuk i konvenon normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ekziston dikush që nuk i konvenon normalizimi i marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, atëherë ajo është Rusia”, tregon Miliq.

Ndërsa, Ilir Kulla, këshilltar i presidentit të Shqipërisë, thotë se “Rusia është kthyer kundërshtari ma i madh i pavarësisë dhe shtetit të Kosovës”.

Për ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, Rusia është ajo që e përdor Serbinë për t’i përmbushur interesat e saja.

“Rusia i ndjek interesat e saj në rajon dhe Serbinë e përdor vetëm si platformë për të përmbush qëllime të caktuara, qoftë në planin afatshkurtër, qoftë në planin afatgjatë. Në mes të 2007-së, e deri në dhjetor të 2007-së, është parë që Rusia ka qëllim dhe agjendë tjetër, kurse qëllimi dhe agjenda tjetër ka qenë që të dështojnë negociatat, të pamundësohet shpallja e Kosovës së pavarur”, pohon Hoxhaj.

Në fund, ish-drejtuesi i inteligjencës së Shqipërisë, Fatos Klosi në këtë dokumentar thotë se, Rusia nuk është ekonomikisht një vend që mund të investojë në një vend tjetër.

“Në aspektin ekonomik Rusia nuk është akoma një vend ekonomikisht në gjendje të tillë që të mund të investojë, sepse kjo është influenca ekonomike – të arrish të investosh në një vend tjetër. Rusët nuk janë në këtë situatë”, ka thënë Klosi.

Në pjesën e tretë të dokumentarit “VIRUSSIA” flitet edhe për atë se pse udhëheqësit serbë ishin në një vizitë të fshehtë në Moskë, skandalet e ambasadorëve të Vladimir Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe kush është filozofi i presidentit rus që përdor ekstremistët nëpër botë. /RTK/

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME