-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Katër mesazhet e marrëveshjes Kosovë-Serbi/ Tha se refuzon ta bëj, por ja çfarë pranoi sot Vuçiqi

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha përmes një postimi në facebook ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shasha ka treguar katër mesazhet, që sipas tij dalin nga arritja e marrëveshjes.

“Vlera më e madhe e vendimit të Qeverisë për reciprocitetin është rikthim i vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e status-quos në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra këto ditë, me çështjet e pazgjidhura në mes Kosovës dhe Serbisë u murr i giithë komuniteti ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s personalisht u përfshi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa Përfaqësuesi Special i SHBA-ve fluturoj nga Uashingtoni për tu siguru se do ketë marrëveshje sot”, ka shkruar ndër tjerash Shasha, përcjellë OurKosovo.

Postimi i plotë:

Tani që të gjithë e lavdërojmë arritjen e marrëveshjes e kuptojmë edhe një gjë: dialogu nuk është i dëmshëm. Nuk ka dialog të mirë, ose dialog të keq. Ka negociata të mira dhe negociata të këqija.

Katër mesazhe nga arritja e marrëveshjes:

1. Barazi, pas 10 vitesh pabarazie.

2. Reciprocitet: po, por të arsyeshëm. Reciprocitetin duhet përdorur si gjilponën, jo si shpatë. Me fjalë te tjera, Serbisë i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, por jo më shumë. Arsyeja pse reciprociteti për targa ka funksionuar, e reciprociteti me tarifë 100% jo, është sepse e para ka qenë mase proporcionale dhe e arsyeshme, ndërsa e dyta masë joproporcionale dhe e paarsyeshme.

3. Vuciqi ka thënë se refuzoj çdo marrëveshje pa u tërheq paraprakisht ROSU nga veriu. Arsyetimi i tij ishte se nuk mund të negociohet nën “tymin e pushkëve”. Sot ai pranoj marrëveshjen, pa tërheqje paraprake ROSU-së dhe nën “tymin e pushkëve”. Pra, përdorimi i arsyeshëm i forcës është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar si standard në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

4. Vlera më e madhe e vendimit të Qeverisë për reciprocitetin është rikthim i vëmendjes së komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e status-quos në mes Kosovës dhe Serbisë. Pra këto ditë, me çështjet e pazgjidhura në mes Kosovës dhe Serbisë u murr i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s personalisht u përfshi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ndërsa Përfaqësuesi Special i SHBA-ve fluturoj nga Uashingtoni për tu siguru se do ketë marrëveshje sot. Tani, pas përfundimit të proceseve zgjedhore në Kosovë dhe Serbi ky momentum duhet mbështetur dhe shfrytëzuar për marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme në mes dy vendeve. /OurKosovo/

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME