-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

Zeka fajëson kryeministrin: Tensionet në veri i nisi Kurti, dialogu do ta rrëzoj këtë qeveri

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka thënë se sot s’do të ndodh asgjë në Bruksel edhe me pjesëmarrjen e Escobarit.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë këtë të mërkurë do të mbajnë takimin e tyre të radhës në Bruksel. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka në një deklaratë për Infokusin tha se takimi në Bruksel do të jetë i thjeshtë dhe nuk do të bisedohet për tema të mëdha.

‘’Sot s’do të ndodh asgjë në Bruksel edhe me pjesëmarrjen e Escobarit. Janë takime thjeshtë për t’i marrë detyrat e shtëpisë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe asaj Serbe” Duke iu referuar deklaratave të Kurtit para marrjes së mandatit si kryeministër i Kosovës, i cili kishte thënë se nuk e ka prioritet çështjen e dialogut, Zeka e cilëson si gënjeshtrën më të madhe të thënë nga Kurti.

“Rrena më e madhe e Albin Kurtit ka qenë pika e dialogut. Për të cilën gjithmonë ka thënë që është pika e gjashtë e prioriteteve. Unë kam thënë gjithmonë që prioritet numër një i të gjitha pikave të Albin Kurtit është dialogu”, ka thënë Zeka.

Ish-deputeti thekson se situata e fundit në veri është krijuar qëllimisht nga Kurti në mënyrë për ta vënë në prioritet dialogun.

‘’Për të gjetë një shkas për ta vendos në prioritet numër një, krijoj këtë skandalin në veri sepse forcat speciale të polisicë së Kosovës kanë mundur të shkojnë në veri për t’i arrestuar rojet e urës apo kriminel me bollëk në veri, por askush në botë s’po e kupton se si ka mundësi me i dërgu forcat speciale për tabela?’’ thotë Zeka.

Në bisedë e sipër, Zeka tha se dialogu do ta rrëzoj qeverinë Kurti ashtu siç ka ndodhur me qeveritë e kaluara.

“Kjo do vie si shkak i mos bashkëpunimit me Brukselin dhe Ëashingtonin. Dialogu ka rrëzu shumë qeveri e lider të kaluar dhe veprimet e tij në veri dhe çështja e dialogut do ta rrëzoj edhe Albin Kurtin. Nëse nuk do i bindet “receptave” të Brukselit por edhe Ëashingtonit. Kurrë relacione më të këqija me ndërkombëtar sesa tash nuk kemi pas. Qarja me ndërkombëtar kanë fillu ashpër në qeverinë e PAN-it dhe pastaj i ka trash krejt këto konfrontime, Albin Kurti”, ka thënë Zeka.

Takimi në Bruksel mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serbë vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës dhe pas vendosjes së reciprocitet për targat serbe nga ana e Kosovës.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME