-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Takimi Kosovë-Serbi/ Maloku: Kosova të kërkojë me këmbëngulësi…

Sot do të mbahet takimi Kosovë-Serbi në Bruksel për të ulur tensionet qe tash e sa ditë po vazhdojnë në veri të Kosovës.

Profesori Fadil Maloku përmes një shkrimi ka thënë se, “Kosova duhet të shfrytëzoj maksimalisht ardhjen e Joe Biden, në zyrën ovale, edhe për një arsye simbolike, por, shumë domethënëse; Ai e njeh vuajtjen dhe ambicien tonë, është i lidhur emocionalisht (shkaku i djalit) me Kosovën, dhe ka interesat e veta strategjike e ekonomike në Ballkan”.

Ai më tej ka dhënë pesë arsye pse Amerika duhet të jetë në dialog, përcjell OurKosovo.

Shkrimi në Facebook:

Delegacioni kosovar, takimin e sotēm në Bruksel (në dakordim natyrisht me miqët strategjik) duhet ta shfrytëzojë për të promovuar jo më zgjidhje parciale (se po shihet qartë, që nga dialogu teknik s’ka asnjë dobi konkrete për Kosovën!) por, duhet të vazhdoj ta kërkoj me këmbëngulësi, zgjidhjen përfundimtare (që dikush po i thotë; njohje reciproke). Natyrisht, në këtë synim tonin atje, Serbia e ka të gatshme kundërpërgjigjen. Që ështē aktivizimi i “kartes” së Asociacionit (Zajednices). Mirëpo, i gjithë ky synim e pretendim i yni nuk mund të realizohet pa kyçjen (in)direkte amerikane. Kosova duhet të shfrytëzoj maksimalisht ardhjen e Joe Biden, në zyrën ovale, edhe për një arsye simbolike, por, shumë domethënëse; Ai e njeh vuajtjen dhe ambicien tonë, është i lidhur emocionalisht (shkaku i djalit) me Kosovën, dhe ka interesat e veta strategjike e ekonomike në Ballkan. Hija amerikane duhet të reflektoj më me këmbëngulēsi “prezencēn” (s’është e thënë fizikisht, shkaku që Rusia do insistonte paritet) e saj dialogun” Serbi-Kosovë, edhe për ca arsye tjera shtesë;

1. Arsyeja e parë, si kumbareshë fillestare e kryesore i krejt projektit të pavarësisë, Amerika ishte njëherësh edhe bartëse edhe avokate e krejt procesit të shtetëndërtimit të Kosovës dhe instalimit dhe monitorimit të demokracisë.

2. Arsyeja e dytë ka të bëjë me interesat gjeostrategjike, që ajo ende edhe për një kohë i ka dhe do t’i ketë në këtë pjesë të botes. E që fatmirësisht ato janë në përputhje të plotë me synimet dhe aspiratat tona afatgjata nacionale e shtetndertuese.

3. Arsyeja e tretë, ka të bëjë me nevojën e një rikonfigurimi afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Sidomos, tani pas tërheqjes së ShBA-ve nga Afganistani. Themi kështu edhe për shkak se projektet dhe idetë amerikane, mund të bëhen pandam i synimeve pan-sllave për Ballkanin.

4. Arsyeja e katërt, (e që dosido shpreh frkië ndër shqiptarë) është se përpjekja për ta dobësuar ngritjen, fuqizimin dhe ndikimin e Kinës, Amerika mund të jetë e gatshme të bëjë ca “kompromise” (në disfavor tonin) për ta rikoperuar Ballkanin Perëndimor, sipas kutit dhe interesave të saja.

5. Arsyeja e pestë, që asocon në jorastësinë e emërimit të herë diplomatëtëve politik, e herë personave të karrierës (në fakt profesionist), e dëshmon interesimin për rajonin. Shto këtu edhe interesimin amerikan për shitjen e gazit në rajon. S’këndejmi, i ngarkuar i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobari, duket që është më shumë njeri i karrierës e profesionist, se sa ndonjë palaço apo puthadorë politikë (sikurse; R. Grennell) i zyres ovale…

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME