-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

“Ka kërkuar banjo, është vetalivanosur kinse është helmuar, e çoi kurban mikun e tij”, ja dy njerëzit që e akuzuan rëndë Fatmir Limajn

Zgjedhjet lokale të 18 tetorit dhe gara për kryetar të Komunës së Malishevës, ka rikthyer akuzat ndaj kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, partia e të cilit qeverisë që dy mandate në Malisheve.

Ka qenë kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ai qe e ka akuzuar për mashtrim dhe e ka cilësuar si frikacak Fatmir Limajn.

Krasniqi ka deklaruar Limaj friken e tij e kishte shfaqë edhe gjatë luftës në Kosovë.

“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë Alban Krasniqi.

Por Krasniqi nuk është i pari që e akuzon Limajn për një gjë të tillë.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, kishte qenë kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ai i cili kishte akuzuar Limajn se ka ikur nga lufta në betejat më të rëndësishme.

“Një “trim” i zgjedhjeve, po kërkon vota edhe në komunën tonë në emër të UÇK-së, duke u përpjekur për ta goditur kandidatin tonë për Kryeministër z. Enver Hoxhaj. Për dijeninë tuaj, ua rikujtoj se po ai, në betejën më të rëndësishme siç ka qenë ajo e Grykës së Llapushnikut, ka bërë “tërheqje taktike” nga beteja dhe deri në Likoc të Skenderajt ka kërkuar banjo. I njëjti, para betejës së Rahovecit është vetalivanosur kinse është helmuar me kafe, duke bërë sërish “tërheqje taktike”, akoma pa nisur beteja. Pra, e njohim si paren e kuqe atë që po e konteston Enver Hoxhajn për kryeministër. Ftoj qytetarët e dashur të komunës së Drenasit, së bashku, t’ua tregojmë edhe një herë vendin kundërshtarëve politik dhe profiterëve të shpërndarë nëpër parti të ndryshme, ashtu siç ua kemi treguar vendin në gjashtë palë zgjedhje të kaluara”, kishte deklaruar Ramiz Lladrovci, duke hedhur akuza të rënda ndaj Fatmir Limajt.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME