-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Aktivizohet gracka e Moskës në veri: Ja zhvillimet e rrezikshme që mund të ndezin konfliktin!

Në mënyrë të çuditshme, disa media shqiptare në Prishtinë në Tiranë po japin një lajm sipas të cilëve po tërhiqen forcat ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën e po shkojnë në kazermat e Rashkës, raporton OurKosovo.

Nuk ka asnjë konfirmim të lajmit që u dha para pak kohëve nga televizioni serb N1, nuk ka asnjë konfirmim real.

Sipas të gjitha gjasave, ky njoftim është një sajese mjeshtrore e shërbimeve serbe e ruse, të cilat kanë përgatitur një rreng të madh, që sipas të gjitha gjasave mund të aktivizohet në këto 48 orët e fundit.

Pas takimit të ambasadorit rus me Vuçiçin, takim ku ka qenë prezent edhe kreu i BIA-s serbe, u përhap lajmi për “largimin e ushtrisë”.

Ndërkaq, mediat serbe kanë përhapur me shpejtësi një tjetër lajm që duket sërish një skenar i pastër.

Sipas njoftimit, në Mitrovicën e Jugut, që kontrollohet nga shqiptarët, janë sulmuar disa serb të Kosovës, që kishin shkuar për disa dokumente në Agjencinë e Bujqësisë.

“Kosova Online”, media në gjuhën serbe në Kosovë, e cila është një zgjatim i ‘Sputnik’-ut e financohet nga Kremlini, ka shkruar se “Një grup prej 15 serbësh nga komunat në veri të Kosovës u sulmuan në pjesën jugore të Mitrovicës së Kosovës, ndërsa i dorëzonin dokumentet Agjencisë së Bujqësisë.

Një grup të rinjsh shqiptarë i sulmuan fizikisht, dhe për fat nuk pati lëndime serioze, edhe pse disa u përdorën në sulm shishe dhe thika”.

Media ruse e Kosovës, “Kosova Online” ka marrë regjistruar edhe një prononcim të një zyrtari të Agjencisë Bujqësore, Shefki Bajrami, i cili thotë se ka pasur një sherr.

Në vend ka mbërritur policia e Kosovës, por serbët nuk kanë pranuar të bëjnë denoncim. Më pas për median ruse, këta serbë thanë se kanë ardhur një grup shqiptarësh me inat e bërtisnin: “UÇK, UÇK dhe jashtë rusët nga Kosova”.

Duket fiks një skenar i përgatitur me shumë mjeshtri në mënyrë që ky të jetë preteksti i asaj që është gatuar në Beograd.

Dërgimi i KFOR-it në Veri të Kosovës dhe patrullimi i trupave të NATO-s me helikopterë, çka është demonstrim i ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, i ka prishur planin Beogradit dhe sipas gjasave, plani pritet të riaktivzohet shpejt.

Pak ditë më parë, Aleksandër Vuçiç deklaroi: “Nëse rrezikohen serbët e Kosovës siç ndodhi në vitet 1995 dhe 2004, do t’i lëmë NATO-s 24 orë për të ndërhyrë, pas këtij afati do të hyjmë forcërisht me trupa për të mbrojtur vëllezërit tanë”. Pra duket se gjithçka është pjesë e një plani, që është hartuar në Moskë.

Daniel Server, eksperti shumë i njohur amerikan i Ballkanit ka deklaruar se Serbia nuk po qëndron në dy karrike, ajo tashmë ka zgjedhur Rusinë, dhe nuk është gjë tjetër veçse marionetë e Moskës.

Server, deklaroi se vendimi i targave është i drejtë, por që duhet të zbatohet me sukses. Analisti amerikan i ka kërkuar urgjent SHBA t’i bëjnë të ditur Serbisë që të tërheqë ushtrinë, ndryshe do të ndërpresë bashkëpunimin ekonomik e ushtarak.

“Serbia po bëhet një kukull qorre e Moskës që po ndihmon Rusinë të krijojë telashe në Ballkan. Ajo nuk është ulur më në dy karrige, por vetëm në atë antidemokratike. Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen e të kuptojnë këtë realitet”, tha Server.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të dobishme, por do t’ua lë kolegëve të mi diplomatë të vendosin për çështjen e përfshirjes direkte. Disavantazhi është se pjesëmarrja e SHBA -së rriste presionin nga pala serbe për të ndërhyrë. Kjo do të ishte ide e keqe”, tha ai. /OurKosovo/

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME