-4.4 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022

A do të ketë targa “RKS” në veri?!

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë se tashmë është arritur një marrëveshje sa i përket situatën në veri, e krijuar pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Ai nga Brukseli ka dhënë edhe detaje të marrëveshjes.

“Deri tash kemi arritur te një draft final, që thuajse është dakorduar në tërësi. Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordim final. Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë.Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare“, tha ai.

Bislimi po ashtu gjatë atij deklarimi për media tregoi edhe pikën që Serbia nuk e ka dhënë pëlqimin.

“E vetmja pikë ku Serbia ende nuk e ka dhënë pëlqimin para se marrëveshja të quhet e finalizuar ka të bëjë me veturat KM për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhej të aplikoheshin stikersat, kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale dhe ne nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje ku favorizohen poseduesit ilegal të tabelave kështu që edhe ata do të kishin të njëjtin sistem për aq kohë sa lëvizin në veri, ndërkaq në jug do të konfiskoheshin”, shtoi ai.

Lajmet e fundit

Enver Maloku para se të vritej: Kështu na ka mallkuar Bujar Bukoshi – ja dy personat që i ndërprenë lidhjet Ibrahim Rugovës

Më 11 janar, u bënë 23 vite që nga vrasja e Enver Malokut, ish kreut të Qendrës Informative të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ish...

“Jam gati të vë dorën në zjarr për këtë” / Nano tregon provat që kanë fundosur Sali Berishën

Shpallja non grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit është për analistin Mustafa Nano një vendim i marrë në interes të shqiptarëve. Nano tha...

Përçahen Lladrovct/ Vëllai i Ramizit thotë se s’do ta votojë më PDK-në

Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nuk do të jetë më anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Madje ai...

“Peshqit e mëdhenj”, ROSU duhet të zbarkojë në rezidencat e të fortëve të politikës

Lëndët e ‘Peshqëve të mëdhenj’ ende kanë mbetur pa u përfunduar. Ato nuk po heton as nga Eulex-i e as nga organet tjera të...

TE NGJASHME