8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Ushqim i vobektë për Policët, tender gati milionësh për “Beni Donën” e biznesmenit të afërt me LDK-në

Pothuajse në çdo aksion që zhvillojnë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës del në pah shujta e varfër e cila atyre u servohet.

Njëjtë ndodhi edhe në ditët e para të aksionit që po zhvillojnë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovë në veri të vendit, të cilët tash e 9 ditë po qëndrojnë atje në zbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa nga Serbia.

Një rriskë gjedhi, gjysmë buke, një shishe e vogël ujë, një pije tjetër, një kek i vogël dhe një mollë, është krejt çka përmban shujta e policëve elitë të Kosovës dhe e cila u shërbehet atyre dy herë në ditë, derisa ata qëndrojnë me orë të tëra në terrene të vështira e problematike.

E për shujtën e tyre shteti llogaritet se paguan diku rreth 10 euro në ditë kompaninë “Beni Dona Plast” në pronësi të biznesmenit llapjan Ragip Mustafa. Kompani kjo e cila ka më shumë se 15 vjet që e ‘ushqen’ Policinë.

Kompania e Ragip Mustafës, biznesmenit që konsiderohet i afërt me ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, jo më larg se në fillim të vitit të shkuar e ka marrë tenderin për furnizim me ushqim të pjesëtarëve të Policisë me vlerë totale të ofertës 944 mijë e 150 euro e 80 cent. Kontratë e tenderuar kjo nga Policia e Kosovës e vlefshme për 3 vite.

Por ky tender që nga fillimi nuk kishte nisur mbarë dhe ishte përcjellë më shumë zhurmë.
Policia e Kosovës që në atë kohë drejtohej nga Rashit Qalaj, pati marrë vendim që ta anulojë vendimin për dhënien e tenderit kompanisë “Beni Dona”.

Vendimi i datës 16 janar të vitit 2020-të, i Autoriteti Kontraktues, në këtë rast i Policisë së Kosovës, e pati kthyer lëndën në rivlerësim, duke i renditur një varg ankesash për kompaninë “Beni Dona”.
Tenderi i quajtur “Furnizim me ushqim për PK-në-Ri-Tender” ishte planifikuar t’i kushtojë Policisë së Kosovës hiç më pak se 1 milion e 140 mijë e 16 euro e 40 cent. Megjithatë, kompania “Beni Dona Plast” Sh.P.K kishte ofertuar në këtë tender me çmim 944 mijë e 150 mijë euro gjë që e nxori fitues të tenderit me çmimin më të ulët të ofertuar.

Policia e Kosovës, kishte marrë vendim që ta anulonte vendimin për tender dhe që lënda të kthehet në rivlerësim bëri që dikur kompania “e parapëlqyer” e Policisë së Kosovës të nxirrte kthetrat.

Kjo kompani atëbotë nisi një sërë ankesash tek “Gjykata e Tenderëve”, nga e cila më vonë mori përkrahjen.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) urdhëroi për të dytën herë Policinë e Kosovës që ta rivlerësoj këtë tender duke ia bërë me dije edhe nenet e Ligjit të Prokurimit Publik që duhej të respektoheshin.

Mangësitë e furnizimit me ushqime, sipas Policisë

Policia e Kosovës në shkresat e saj zyrtare i kishte renditur mangësitë e kompanisë “Beni Dona Plast” të cilat pamundësojnë realizimin e një kontrate të mirëfilltë.

“Operatori Ekonomik ankues “Beni Dona Plast: SH. P.K në kërkesën për rishqyrtim të datës 03/09/2019 si dhe në kërkesën për rishqyrtim të datës 25/11/2019 në këto kërkesa për rishqyrtim citon: Ndërsa sa i përket lëngut të pemëve tetrapak 500 ml, i cili kërkohet gati në të gjitha pakot e specifikuara në dosjen e tenderit për cilin toni se nuk gjendet në treg, ky lëng mund të shërbehet me dy paketime nga 250 ml që do të jetë një shërbim më i mirë dhe më i pëlqyer për konsumatorët të cilin njërin paketim ta konsumojë menjëherë ndërsa tjetrin të lënë sipas nevojës për më vonë. Gabimet specifike teknike janë konfirmuar edhe nga komisioni i hartimit të specifikave teknike në vijim do të paraqesim të gjitha gabimet në specifika teknike për secilën pako/pozicion”, thuhet ndër tjera në ankesën e Policisë.

“Obligohet, autoriteti kontraktues, Policia e Kosovës, që të zbatojë vendimin e OSHP-së me numër: PSH.nr.604/19, i protokolluar me datë 23.10.2019, përkitazi me aktivitetin e prokurimit me titull ‘’furnizim me ushqim për PK-në Ritender, rivlerësim, të iniciuar nga Autoriteti Kontraktues-Policia e Kosovës”, thuhet në urdhëresën e OSHP-së.

Njoftimi për dhënien e kontratës së ritenderimit u dha më 10 mars 2020.

Megjithatë, javën që shkoi Policia e Kosovës e ka arsyetuar dhënien e tenderit për “Beni Dona Plast”, që dikur e kundërshtonin. Madje, në përgjigjën e Policisë për Gazetën Online Reporteri.net theksohet se i kushtojnë rëndësi të veçantë furnizimit me ushqim për zyrtarët policorë, “duke përfshirë përmbajtjen, kualitetin, kalorinë dhe pakot e ushqimeve, andaj lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë ankesë zyrtare”.

PK thekson se kompania e Ragip Mustafës ka patur çmimin konkurrues më të lirin në treg.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës të gjitha procedurat rreth kontratës afatgjate në fjalë, ndër vite i ka realizuar konform autorizimeve dhe procedurave të parapara ligjore. Kontrata është lidhur me procedurë të hapur sipas ligjit për prokurimin publik, konkurrues me çmimin më të lirë sipas cilësisë dhe kritereve të kërkuara nga ana e PK-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

“Vlen të potencohet se kontrata është publike, e publikuar në ëeb faqen e KRPP-së siç janë të publikuara edhe të gjitha kontratat tjera, të cilës mund ti referoheni”, thonë PK nder tjera.

“Kurrgjë nuk është shujta gjatë aksioneve, çka është ushqimi i përditshëm”

Gazeta Online Reporteri.net, gjatë javës së shkuar, në kushte anonimiteti ka biseduar me disa nga pjesëtarët e NJSO të PK-së, rreth kushteve se si ushqehen ata në “mensën” e “Beni Dona” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Në bisedat me ta është vërejtur se jo veç shujta e operacioneve të gjata policore është shqetësuese për ta, por në përgjithësi ajo çka ju ofrohet atyre në këtë “mensë” nga kompania fituese e tenderit.

“Kurgjo nuk është shutja gjatë aksioneve, cka është keq ushqimi i përditshëm”, i tha një pjesëtarë i policisë gazetës, duke treguar se shpesh ka patur iniciativa për bojktotim të ushqimit.

I kontaktuar nga Gazeta Online Reporteri.net, biznesmeni Ragip Mustafa nuk është paraqitur në telefon, përkundër disa insistimeve.

Në një nga thirrjet në telefonin e tij personal është paraqitur një person i cili ka thënë se Mustafa ndodhet jashtë Kosovës dhe telefonin ia ka lënë atij.

“Kush e kërkoi Ragipin? Nuk është në Kosovë, është në Shqipëri deri të martën”, ka thënë personi që është paraqitur si punëtor i kompanisë.

Biznesmeni nga Llapi, Ragip Mustafa, nuk është i panjohur për shumë kë. Sidomos për afërsinë e tij më LDK-në. Në veçanti me ish-kryetarin e saj, Isa Mustafën. Gjatë periudhës kur ky i fundit e drejtonte kryeqytetin, Ragip Mustafa me bizneset e tij konsideroheshin përfitues të mëdhenj të tenderëve në komunën e Prishtinës.

Isa Mustafa dhe biznesmeni Ragip Mustafa, ndonëse kanë të njëjtin mbiemër nuk janë kushërinj mes vete.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...