-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Serbia mobilizoi ushtrinë kundër Kosovës/Kështu e inkurajoi Edi Rama “Sandrin e Beogradit” për ta shtuar presionin

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në një emision televiziv la të kuptohet se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të tërheqë forcat speciale nga veriu i Kosovës, duke arsyetuar se qëllimi i tyre u arrit.

“Forcat speciale e kanë kryer misionin e tyre. Siguria atje u garantua dhe u shmangën kush e di ça ngjarjesh. Problemi u ngrit ndërkombëtarisht dhe tani duhet të tërhiqen”, tha Rama gjatë intervistës

“Ata helikopterë duhet të largohen dhe duhet të nisë dialogu. Kjo është përpjekja. që të ulesh në tavolinë dhe sheh çfarë mund të marresh sot. Krijimi i një atmosferë pozitive e ndihmon dialogun dhe çlirimin e Serbisë nga makthet dhe e çon edhe Serbinë drejt zgjidhjes, kurse barrikadimi stimulon pjesën më problematike të koshiencës së serbëve”, u shpreh ai.

Këtë deklaratë të kryeministrit Rama e ka komentuar për Gazetën “Bota sot”, profesori i politikave ndërkombëtare, Enver Bytyçi, sipas të cilit deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë ishin deklarata si ajo e Borrelit në Bruksel.

“Madje në deklarimet e zotit Rama kishte doza të inkurajimit të Aleksandër Vuçiq për të shtuar presionin ndaj Kosovës. Më duket se ishte gjithashtu një përpjekje e zotit Rama për të qetësuar më shumë ndërkombëtarët, sesa shqiptarët e Kosovës, të cilët janë të përgatitur për më të keqen. Kur ai tha se ato që ndodhin midis Kosovës e Serbisë janë teatër, deshi të thotë se gjithçka është një flluskë sapuni”, u shpreh Bytyçi.

ImageProf.Enver BytyçiFOTO GALERI

Bytyçi thotë se në këtë teatër Rama i kërkoi Albin Kurtit të tërheqë forcat speciale nga veriu i Kosovës, nga Jarinja dhe Bërnjaku, ndërkohë që nuk guxoi t’i thotë Sandrit të Beogradit që të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

“Është Aleksandër Vuçiq ai që ka shpallë alarmin dhe mobilizuar ushtrinë kundër Kosovës. Nëse është teatër të mobilizosh ushtrinë kundër një vendi tjetër, atëherë paskemi të bëjmë me një logjikë dhe eksperiment që bota nuk e ka njohur ende deri më sot”, thotë Bytyçi.

Nga ana tjetër, ai shtoi se dje në Prishtinë për të disatën herë Rama u përpoq të ndajë politikën e brendshme nga politika e jashtme e Kosovës.

“Sepse ia ka arritur që ta bëjë këtë me Shqipërinë. Interesi i brendshëm i Shqipërisë nuk është aleanca me Serbinë. Por Rama e ka ndarë këtë pjesë. Mendon se në këtë mënyrë ai ndërton një kazus të ri në politikat shtetërore. Pra mund të mbajë marrëdhënie strategjike me një shtet armik të shqiptarëve, pavarësisht interesit të brendshëm të vendit. Kësaj i thonë shpikje grandioze në politikat “moderne”! Si në çdo gjë, edhe në këtë rast ai nuk e le pa i shkuar deri në fund perversitetit!”, shprehet ai.

Sipas Bytyçit, duke tentuar të fusë filozofinë e ndarjes së politikës së brendshme nga politika e jashtme, Rama kërkon që Kosova të mos e refuzojë Open Balkan për shkak të arsyeve të brendshme.

“D.m.th për shkak se kjo nismë serbe dhe e interesit serb e dëmton shtetësinë, sovranitetin dhe imazhin e pavarësisë së Kosovës. Shtetësia, pavarësia, sovraniteti, kushtetuta për Edi Ramën janë çështje të brendshme, të cilat nuk duhen lidhur me çështje të jashtme siç është Open Balkan, ose dialogu me Serbinë. Kësisoj ai rekomandon që qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj të veprojnë në aspektin e jashtëm sipas interesit dhe oreksit të Serbisë, pavarësisht se interesi serb i Open Balkan shkatërron shtetësinë, pavarësinë, kushtetutën dhe sovranitetin e shtetit”, shton tutje profesori.

Në këtë formulë, ai thotë se bën pjesë edhe kërkesa e tij për tërheqjen e forcave speciale nga veriu i Kosovës.

“Meqenëse kjo çështja e reciporocitetit të targave u shndërrua në një çështje rajonale e ndërkombëtare për shkak të kërcënimit serb, atëherë Kosova duhet të tërheqë forcat speciale dhe kësisoj pa e deklaruar të heqë dorë nga zbatimi I vendimit për reciprocitetin. Kur është fjala për interesin serb, Rama i ndan politikat e brendshme nga politikat e jashtme. Dhe për ta bërë të plotë presionin e tij thotë se “Kështu ju po i humbisni miqtë ndërkombëtarë, produkt i të cilëve është pavarësia e Kosovës”!”, potencoi ai

E sipas tij, kur Rama përmend faktin se pavarësia e Kosovës është produkt i ndërkombëtarëve ka parasysh se “Kosova mund ta dorëzojë pavarësinë e saj përsëri te ndërkombëtarët.

“Kini kujdes! Kur Rama përmend faktin se pavarësia e Kosovës është produkt i ndërkombëtarëve ka parasysh se “Kosova mund ta dorëzojë pavarësinë e saj përsëri te ndërkombëtarët”! Mos mendoni se ai i lëshon fjalët në ajër! Jo! Ai kalkulon çdo fjalë, çdo porosi, çdo mesazh! Dhe gjithçka që thotë nuk ka të bëjë aspak me Kosovën dhe interesin e saj jetik. Ka të bëjë me interesin e Serbisë, pas të cilit ka lidhur edhe interesin e tij personal në të gjitha dimensionet”, nënvizoi Bytyçi.

Nga ana tjetër, Bytyçi u shpreh se diskursi i kryeministrit të Shqipërisë gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë ishte një diskurs më i kamufluar, më demagogjik, më pak arrogant, por jo edhe pa arrogancë!

“Megjithatë ai është kryeministër i Shqipërisë dhe duhet respektuar si institucion. Prandaj vizitën e tij e konsideroj si një hap të mirë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Por nuk e morëm vesh se kur do të bëhet mbledhja e përbashkët e të dy qeverive?!”, përfundoi ai.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...