8.7 C
Pristina
Friday, December 3, 2021

Rasti i Marigona Osmanit, autopsia pranë përfundimit

Raporti i autopsisë për rastin e Marigona Osmanit pritet të finalizohet në fillim të javës së ardhshme.

Sipas përgjigjes nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, raporti tashmë është në kompletimin e tij përfundimtar.

Ndërkaq për këtë shkak edhe nuk është dorëzuar ende as në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, e as familjes Osmani. Sipas përfaqësuesit të familjes së 18 vjeçares së vrarë të premten njëri nga ekspertët ka kërkuar analiza shtesë.

Përveç pritjes së raportit, avokati Gazmend Rexhepi pritet që ta dorëzojë edhe një kërkesë që me rastin të merret Prokuroria Speciale. Sipas tij, kjo po bëhet për shkak të mënyrës së trajtimit të veprave të kaluara të të dyshuarit kryesorë për këtë rast, Dardan Krivaqës e i cili, sipas Rexhepit, në momentin kur ka kryer krimin do të duhej të ishte duke vuajtur dënimin, i cili do të duhej të zgjaste të paktën deri në tetor të vitit të ardhshëm.

Përveç Dardan Krivaqës në cilësinë e të dyshuarit paraburgimi iu vazhdua edhe Arbër Sejdiut deri më 21 nëntor të këtij viti.

Marigona Osmani dyshohet se ishte vrarë duke u keqtrajtuar para më tepër se një muaji, dhe ishte lënë në spital pa shenja jete nga Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa, me të cilin ishin duke bashkëjetuar për disa muaj.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME