-0.7 C
Pristina
Tuesday, November 30, 2021

Profesori britanik: Me ngritjen e avionëve të vjetër pranë Kosovës, Vuçiqi bëri shfaqje të dobët

Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën. Mirëpo, profesori universitar britanik nga Westminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët.

Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe do të përpiqen ta paraqesin Serbinë si palë e plagosur”, deklaroi Hehir për rtv dukagjinin.

“Aftësia e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në këtë moment është e papërfillshme. Duke pasur në konsideratë se ata deri më tani kanë pasur mungesë të imagjinatës apo iniciativës, pres që ata të ftojnë palët që të sillen ën mënyrë paqësore dhe të negociojnë”, tha ai.

Hehir thotë se shkaktarë i situatës së tensionuar në veri është Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq bëri disa kërcënime boshe. Vendosi që disa avionë të vjetër të fluturojnë në afërsi të Kosovës dhe vendosi disa automjete të blinduara në afërsi të kufirit me Kosovën. Nuk ishte një shfaqje e fortë e forcës. Në fakt ai njohu realitetin dhe e di se juridiksioni i tij ndalet në kufi me Kosovën”, deklaroi tutje Hehir.

Profesori nga Britania thotë më tej se megjithatë dikush nga serbët lokal mund t’i merr seriozisht fjalët e Vuçiqit dhe të shkaktoj trazira në Kosovë.

Lajmet e fundit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit

Dyshime se Prokurori ndikoi në punësimin e resë së tij në Prokurorinë e Prizrenit. Në një konkurs të hapur nga Prokuroria Themelore në Prizren për...

Gjinia, mosha dhe vendi prej nga vije viktima e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton OurKosovo. Viktima është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Fushë Kosova. Gjatë 24...

Publikohet raporti 24 orësh i rasteve me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë

1 viktimë dhe 13 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton OurKosovo. Gjatë kësaj...

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës

Ambasadorja e Britanisë në Beograd flet për aksionet në veri të Kosovës: Dialogu varet vetëm nga palët. Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Beograd, Sian...

TE NGJASHME